Dietologia na jep këshillat e nevojshme per këtë sezon veror: Çfarë duhet te konsumojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni i verës kërkon një kujdes të shtuar për mirëmbajtjen e organizmit tonë.

Shpeshherë, dietat janë bërë shkak për një sërë problematikash shëndetësore, të cilat përdoren nga persona të ndryshëm në mënyrë vetjake dhe pa marrë këshillën e duhur nga ekspertë të fushës.

Dietologia Hyrida Basha e ftuar në një emision dha një sërë këshillash të vlefshme, për kujdesin që duhet të tregojmë.

Ajo tha se në regjimin tonë duhet të ketë sa më shumë fruta të stinës dhe perime, teksa shtoi se dietat detox nuk ekzistojnë. Ajo bëri apel për një regjim të balancuar dhe përdorimin e lëngjeve që bëhen në shtëpi.

“Ne mundohemi të vëmë në regjimin tonë sa më shumë fruta dhe perime.  Nuk ekzistojnë dietat detox. Ka një regjim të balancuar. Duke qenë se jemi në verë na duhet të vendosim një balancë. Unë në verë përdor shumë një çaj të fermentuar. Mund të përdorim edhe çajin e boronicës ose frutave që kemi në shtëpi”, citoi  Hyrida Basha

Teksa vuri në pah vlerat ushqyese që mund të kenë lëngjet e ndryshme të frutave, dietologia tha se lëngu i portokallit nuk duhet të jetë opsioni i parë në këtë stinë, për shkak se ky frut sipas saj nuk i përket verës.

Ndërsa për ujin me limon dhe xhinxher, që shumë persona e përdorin për dobësim, dietologia kishte këtë mendim:

“Uji me limon dhe xhinxher. Të ndihmon të pastrohesh, por jo të dobësohesh. Për gjysëm ore shkon në tualet. Uji me limon mund të largojë toksinat, por nëse nuk e shoqëron me ushqim të shëndetshëm nuk ka efekt”.

Mëngjesi, si një nga vaktet më të rëndësishme, duhet të konsumohet çdo ditë. Se çfarë ushqimesh hamë, nuk ka rëndësi, mjafton që të ketë kombinime nga të gjitha llojet e ushqimeve.

Lexo edhe :  Helmimi nga ushqimi/ Temperaturat e larta rrisin rrezikun

“Nuk ka një mëngjes ideal. Mëngjesi është i rëndësishëm të konsumohet. Farat e chia me ujin bymehen dhe pastrojnë trupin. Pasi të hanë këtë, të konsumojnë mëngjesin. Çdo mëngjes duhet të jetë ndryshe dhe asnjë mëngjes nuk është i gabuar për aq kohë sa nuk është i dyqanit. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm”, tha dietologia Hyrida Basha./kb

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV