SHBA për dialogun Kosovë-Serbi: Po kalojmë shumë kohë për zbatimin e plotë të obligimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një sfidë që duhet tejkaluar vetëm me njohje reciproke dhe jo diçka më pak.

“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”, tha ai.

Duke folur në një panel të samitit “The Western Balkans 2024”, që po mbahet në Prishtinë, Hovenier theksoi edhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ka një varg zyrtarësh amerikanë, përfshirë dhe mua, që kalojmë shumë kohë për zbatimin e plotë të obligimeve që Kosova dhe Serbia i kanë marrë në procesin e lehtësuar nga BE-ja”, tha Hovenier.

Dy vendet janë në negociata për më shumë se një dekadë, por shumë prej marrëveshjeve që kanë arritur, nuk i kanë zbatuar. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për mungesë gatishmërie. Hovenier theksoi edhe një herë qëndrimin e tij se nuk pajtohet me një deklaratë – të miratuar më 8 qershor nga Serbia dhe entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska – në të cilën Kosova trajtohet si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

“Ky nuk është qëndrim i vendit tim apo i partnerëve. Ne e kemi njohur Kosovën si vend të pavarur demokratik dhe kjo nuk mund të diskutohet”, tha Hovenier.

Të njëjtën gjë ai e tha edhe një ditë më herët, duke kujtuar se SHBA-ja e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se ajo do të mbetet prapa këtij qëndrimi “me krenari”./kb

Të fundit

Si ta përballoni të nxehtin e verës pa kondicioner

Vera ka nisur zyrtarisht dhe siç duken parashikimet e motit, temperaturat edhe këtë vit do të jenë përvëluese për...

19-vjeçarja kallëzon në polici se kërcënohet në rrjete sociale nga persona të panjohur

Një 19-vjeçare nga Bulqiza ka kallëzuar në polici se është kërcënuar në rrjete sociale nga persona të panjohur. Uniformat blu po vijojnë hetimet për identifikimin...

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, opozita akuza Ekonomit: Je në konflikt interesi

Deputetët e opozitës në bllok kanë akuzuar deputeten socialiste Milva Ekonomi se është në konflikt interesi dhe nuk duhet të marrë pjesë në mbledhjen...

Homazhe për ish-kryebashkiakun Sejdini, Balla: Përçoi mesazhin e bashkëpunimit

Janë zhvilluar këtë të enjte homazhet në Elbasan në nder të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Sejdini ndërroi jetë të mërkurën, pas disa problemeve shëndetësore....

Tatimi për profesionet e lira/Braçe: Kush do le të ikë në Kosovë, se ua mat kokën ai atje

Deputeti socialist Erion Braçe mendon se ligji për tatimin e profesioneve të lira nuk është i gabuar. Në një debat me Jorida Tabakun nga opozita...

Lajme të tjera

Web TV