Asambleja/ Rama anulon takimet në disporë, parësore “organizimi” i PS-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimet me shqiptarët që jetojnë në Gjermani dhe Angli, duke e shtyrë turin për në muajin shtator. Ndonëse arsyet i gjen tek “mungesa e sallave”, shkak është bërë riorganizimi i partisë dhe veçanërisht lëvizjet politike apo të drejtësisë që e kushtëzojnë që të kalojë më shumë kohë brenda PS-së.

Pas dy takimeve të sukseshme në Athinë dhe në Milano, kryeministri Edi Rama anulloi dy takimet që ishin lajmëruar me diasporën në Angli dhe në Gjermani. Përballë deputetëve, Rama ka dhënë edhe arsyen se pse u shtynë në kohë këto dy tubime. Ai tha se përgjatë muajve të pushimeve nuk do këtë takime duke i shtyrë ato për në muajin shtator, ndërsa pritet të mbahet edhe një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë në SHBA. Rama tregoi edhe arsyet e shtyrjes së takimit në Londër e Dusseldorf. “Turi do vazhdojë në shtator duke qenë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër u bë një problem në vete marrja e sallës që kishim prenotuar më parë. Po kështu duke qenë se parashikimi apo përgatitja për të bërë takimin tjetër të Dusseldorf në një moment  shumë afër me ndeshjen e kombëtares nuk donim të krijohej një ide e përzierjes së dy gjërave”, është shprehur Rama përballë deputeëve në mbledhje e Asamblesë kombëtare. Pavarësisht këtyre pretendimeve publike, duket se arsyeja e shtyrjes së takimeve në dizporë lidhet pikërisht me organizimet brenda partisë pasi në vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku Rama kërkon një mandat të katërt qeverisës. Ndonëse qëllimet janë të qarta, në kapin e mazhorancës ujërat nuk janë aq të qetë. Lobet e heshtura brenda partisë, apo edhe tronditja që u ka ardhur nga drejtësia e re janë arsye madhore që kreu i qeverisë të shmëngë disi “spektaklin” në takimet me diasporën dhe të shohë punënt brenda vendit.

Kongresi i Partisë

Partia Socialiste mbledh Kongresin më 20 korrik, për të mbyllur kështu procesin zgjedhor brenda kësaj force politike, me zgjedhjen e Asamblesë së re. “Pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për kongresin, të miratojmë vendimin për thirrjen e Kongresit të PS më 20 korrik”, tha Rama. Përmbyllja e procesit të rienegjizimit çon socialistët drejt përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, ndërsa kryesocialsiti Edi Rama njoftoi se kanë gati platformën e re për përzgjedhjen e deputetëve. “Për zgjedhjet e ardhshme platforma do jetë edhe më e gjerë. Do parashohë një proces disi më të artikuluar. Është mirë ti japim vetes kohën e nevojshme nga Kongresi deri kur do bëhet edhe përzgjedhja përfundimtare e deputetëve”, tha Rama.

Lexo edhe :  Kush është gruaja që po përgatitet për t'u bërë shefja e re e SPAK-ut?

Anëtarët e rinj

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se janë 32 mijë anëtarë të rinj i janë bashkuar Partisë Socialiste kohët e fundit. “Aktualisht mund të jemi të inkurajuar nga fakti që në këtë proces rienegjizimi kemi pasur një rritje domethënëse të anëtarësisë reale, që do të thotë të anëtarësisë aktive, Ndërkohë, kemi pasur edhe një pjesëmarrje domethënëse në zgjedhjet që u zhvilluan me parimin 1 anëtar 1 votë për delegatët e kongresit të ardhshëm të PS. Kemi 93 mijë anëtarë të regjistruar dhe identifikuar si të tillë në territorin e Shqipërisë, pa llogaritur 7 mijë të tjerë që i janë bashkëngjitur PS pas mbylljes së këtij regjistrimi në funksion të zgjedhjeve për delegatët e Kongresit. Janë 93 mijë anëtarë. 78.6% e trupës së anëtarëve të regjistruar mori pjesë në zgjedhjet për delegatët e kongresit. Shifra më e lartë që kemi pasur. Janë shtuar 32 mijë anëtarë të rinj në të gjithë territorin. 11 mijë e 400 janë të rinj deri në moshën 30 vjeç. Nga i gjithë procesi i zgjedhjeve për kongres janë propozuar 10 mijë delegatë, prej të cilëve ka dalë numri i 1200 delegatëve të kongresit”, është shprehur EdI Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Kjo është hera e katërt që Rama mbledh Asamblenë brenda vitit, ndërsa në tre mbledhjet e kaluara, të zhvilluara në muajin shkurt dhe mars, ka kërkuar më shumë angazhim në terren nga anëtarët e asamblesë dhe rritje të aktivitetit të tyre në rrjetet sociale. Në punimet e Kongresit të ardhshëm do të zgjidhet asambleja e re e Partisë Socialiste, për të përfunduar kështu procesin zgjedhor brenda kësaj force politike. Asambleja miraton gjithashtu kandidatët për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të re që do të zgjidhet nga Kongresi si edhe për anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore e Etikës së PS-së.

Të fundit

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për...

Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje tenderash dhe falsifikim dokumentesh. Në...

Beleri: “Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”

Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë duke thënë të vërtetën siç e shikoj. Kështu u shpreh në A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri,...

Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Kemi të drejtën për tu përgjigjur

Shteti i Katarit ka reaguar zyrtarisht pas sulmeve të Iranit kundrejt Bazës Ajrore Al-Udeid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ndodhur në Doha. Zëdhënësi...

“Kemi prova”, Zelensky paralajmëron Evropën për planet e Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Evropën për lëvizje të reja ushtarake të paspecifikuara nga Rusia. “Vërejmë një regres të mëtejshëm të udhëheqjes ruse...

Lajme të tjera

Web TV