Vendimi i Apelit/ Basha i lirë pa vulë, Berisha i izoluar me vulë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i Apelit për të marrë vuloën e gëzoi Sali Berishën, por nuk mund ta shijojë dot ndërkohë që vuan masën “arrest me burg”.

Lulizm Basha ndryshe nga babai i tij politikë, ngeli pa vulë, në liri, por si deputet në partinë e Sali Berishës.

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme është shumë i rëndësishëm qartësimi i logos dhe vulës së partisë, pasi njerëzit janë mësuar me logon e Partisë Demokratike. Për Sali Berishën në këtë rast është shumë fat që mori vulën me vendim të formës së prerë, por nuk dihet fati i tij se çfarë do të ndodhë deri para zgjedhjeve. Pra, Sali Berisha edhe pse mori vulën është në “arrest shtëpie” dhe thjesht po i bën nder nënkryetarit të tij Gazmend Bardhit për të drejtuar partinë. Nga ana tjetër kemi Lulzim Bashën i cili është në liri por mbeti pa vulë, duke u kthyer kështu në një ish-kryetar dhe një deputetet i Sali Berishës. Megjithatë, edhe pse Basha bëri një luftë të madhe për të marrë karrigen, pas vendimit të Apelit ai e pranoi faktin duke nënvizuar se në vijim do të bëjë luftën e tij politike në Parlament. Edhe pse nuk e komentoi vendimin e Apelit, Basha e gjykoi vendimin, duke nënvizuar se ata që janë me Ramën u mor vesh nga vendimi, duke nënkuptuar se gjykatat janë të kapura me urdhër të kryeministrit. “Nuk kam asnjë shqetësim që lidhte me fatin tim personal. Bëj betejë për qytetarët shqiptarë. Pasojat i vuajnë qytetarët shqiptarë. Kur vjen puna për te reforma zgjedhor nuk e kërkoj për veten time por për qytetarët. Qytetarët meritojnë votën preferenciale. Minat ja vunë vetë. Ky është momenti, tani janë të çliruar nga ankthi vulës dhe logos dhe të çojë ku e e kanë çuar kauzën me pazaret me Edi Ramën. Distancim me Edi Ramën duhet ta bëjnë ata që bëjnë pazare me Edi Ramën. Kush bën pazare me Edi Ramën është e qartë dhe nga vendimi i djeshëm i gjykatës. Ndërsa kushti që unë kam për të bashkëpunuar me këdo tjetër është distancimi i qartë jo vetëm nga Edi Rama dhe nga Ilir Meta”, është shprehur Lulzim Basha. Sali Berisha, tashmë kryetar legjitim i Partisë Demokratike, pati një ftesë për të gjithë demokratët që të bashkohen me të, por me kushtin që të tregojnë që janë opozitarë. Kushte për bashkëpunim pati dhe Basha. “Kushti që unë kam me këdo tjetër është distancimi i qartë jo vetëm me Edi Ramën, por edhe me Ilir Metën”, tha ish kryetari i Partisë Demokratike. Basha u bëri dhe një sfidë kundërshtarëve të tij brenda radhëve të opozitës, duke kërkuar prej tyre prova se janë në krahun e qytetarëve dhe jo me qeverinë. “Ka katër muaj që ka pushuar së ekzistuari komisioni bipartizan i Reformën Zgjedhore, për kalkulime të vogla brenda opozitës. Tani është momenti, që janë të çliruar nga ankth i logos dhe vulës, dhe t’i thërrasin mendjes dhe të thonë se ku e kanë çuar kauzën për zgjedhje të lira”, tha ai. Sa i përket të ardhmes së tij politike, Basha sërish u tregua i paqartë, duke lënë pa sqaruar cili do jetë fati i vet. “Nuk kam asnjë shqetësim për fatin tim”, e mbylli ai./kb

Lexo edhe :  Qeveria tërhiqet nga importi i mbetjeve

 

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV