Njëqind delegacione do të marrin pjesë në Konferencën e Paqes për Ukrainën në Zvicër, duke përfshirë 57 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota do të mblidhen sot për një nga përpjekjet më ambicioze për të krijuar një plan paqeje për Ukrainën.
Mungesa e Rusisë, e cila prej kohësh ka deklaruar publikisht se nuk dëshiron të marrë pjesë, pritej gjerësisht.Do të mungojë dhe pjesëmarrja e Kinës, tregues se Moska nuk është e izoluar.
Në listën e përditësuar mbrëmjen e djeshme nga Berna, megjithatë, del një prani e rëndësishme dhe ajo e ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan: Turqia është ndër kombet që mban marrëdhënie të përzemërta me Rusinë dhe deri më tani nuk e kishte konfirmuar se cilin delegacion do të dërgojë.
Konferenca e paqes
Samiti do të bazohet në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.
Konferenca dyditore e paqes, e cila do të zhvillohet në resortin luksoz Burgenstock jashtë Lucernit, do të diskutojë planin e propozuar prej 10 pikash të Kievit për t’i dhënë fund luftës së bashku me tre tema të tjera: kërcënimin bërthamor, sigurinë ushqimore dhe nevojat humanitare në Ukrainë.
Ndërkohë samiti vjen pas presidentit rus, Vladimir Putin, dje i kërkoi Kievit të lëshojë territore, të tërheqë trupat më thellë brenda vendit të vet dhe të heqë dorë nga oferta e tij në NATO në mënyrë që ai t’i japë fund luftës së tij në Ukrainë – propozime që u refuzuan nga Ukraina dhe SHBA.
Samiti vjen pasi liderët e G7-ës u mblodhën në Itali dhe arritën një marrëveshje të re për një hua prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, e garantuar përmes përdorimit të fitimeve të papritura nga interesi mbi asetet e bankës qendrore ruse të ngrira nga BE-ja dhe vendet e tjera perëndimore pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, shkruan ‘The Guardian.
Edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u nis sot në Zvicër për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet më 15-16 qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës. E pranishme to të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Edhe Arabia Saudite dhe India do të kenë delegacion.
Deklarata e përbashkët
Një komunikatë e përbashkët të dielën pritet të përqendrohet në rëndësinë e parimeve të OKB-së për ruajtjen dhe respektimin e “sovranitetit dhe integritetit territorial”
Ky do të shihet si një sukses për Volodymyr Zelenskiy, i cili synon të krijojë mbështetje ndërkombëtare për planin e tij të paqes që përfshin një tërheqje të plotë të trupave ruse nga Ukraina dhe kthimin në kufijtë e saj post-sovjetikë të vitit 1991./e.t