Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ekspertët: Shqipëria shënon rënie në sektorin e blegtorisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rënia e ndjeshme në sektorin e blegtorisë pasqyron zhvillimet social-ekonomike gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë për ulje të ndjeshme të numrit të bagëtive, kryesisht gjatë tre viteve të fundit. Kështu, numri i gjedhëve u pakësua me 65 mijë krerë, delet me 186 mijë, ndërsa numri i dhive u pakësua me 50 mijë krerë.

Drejtori i Programit të Mbështetjes së Zonave Rurale, Petrit Dobi, i tha Zërit të Amerikës se emigracioni ka patur një ndikim të thellë në sektorin e blegtorisë.

“Jo vetëm të dhënat statistikore, por të gjithë ne që punojmë në zonat rurale dhe që kemi kontakte me këto zona dhe barinjtë, e shikojmë këtë ndryshim. Është një ndryshim i madh, veçanërisht vitet e fundit duke filluar nga pandemia. Si duket, njerëzit kanë menduar seriozisht për të bërë një ndryshim në jetën e tyre dhe fakti që këto popullata në zonat e vështira për të jetuar nuk janë mbështetur, është një nga arsyet kryesore që popullsia ka lëvizur dhe ky aktivitet, blegtoria, po braktiset”, thotë ai.

Drejtori i Programit të Mbështetjes së Zonave Rurale, Petrit Dobi, thotë se largimi i njerëzve, veçanërisht i të rinjve nga zonat malore, po ndikon drejtpërsëdrejti në rënien e sektorit të blegtorisë, por edhe pamundësinë e transmetimit të një kulture të veçantë, të ndërtuar ndër shekuj, siç është ajo e barinjve.

“Barinjtë janë ata që kanë krijuar një kulturë të tërë që lidhet jo vetëm me prodhimin bujqësor, por edhe me nënproduktet. Djathërat e ndryshëm; mishavina në veri, ose salca e shakullit në jug, janë krijuar nga barinjtë, nuk janë krijuar nga teknologët. Po ashtu mund të themi që instrumentat, veglat e punës, këmborët, fyelli ose gajdja janë instrumenta të krijuar nga këta njerëz. Dhe me këtë lidhet edhe folklori shumë i pasur”, thotë ai.

Lexo edhe :  Çifti korean me fëmijët ‘pesënjakë’ marrin $100 000 grante nga qeveria

Përveç emigracionit dhe largimit të një pjese të madhe të banorëve nga zonat malore, sipas profesor Arsen Proko, në sektorin e blegtorisë kanë shfaqur ndikimin e tyre edhe ndryshimet klimatike, pasi pjesa më e madhe e kullotave janë në zona shumë të ndjeshme nga këto ndryshime.

“Dihet që temperatura mesatare vjetore është rritur me 1.5 gradë çka do të thotë që pylli i ahut do të ngjitet 200 metër më lart. Kështu që kullotat alpine do të ngushtohen. Natyrisht që ka edhe plane menaxhimi të përshtatshme në kushtet e ndryshimeve klimatike. Por, përgjithësisht kullotat vuajnë nga keqpërdorimi më shumë. Ka shumë bimë të rralla të kërcënuara nga aktiviteti i njeriut”, thotë profesor Arsen Proko.

Për profesor Prokon, zjarret thuajse të përvitshëm, sidomos në zonat malore ku gjendet pjesa më e madhe e kullotave, ndikojnë drejtpërsëdrejti me ecurinë e sektorit të blegtorisë.

“Edhe zjarret janë një nga fenomenet shumë negative që influencojnë në degradimin e kullotave. Prandaj kjo është një çështje shumë e rëndësishme me të cilën duhet marrë për të bërë restaurimin e vegjetacionit të kullotave”, thotë ai.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2020 Shqipëria kishte një fond prej 478 mijë hektarë kullota, ndërsa tre vite më pas, kjo sipërfaqe u zvogëlua me 29 mijë hektarë, çka dëshmon për ndikimin e thellë dhe të shpejtë në sektorin e blegtorisë të ngrohjes globale, zjarreve në pyje dhe kullotave si dhe veprimtarisë njerëzore në dëm të mjedisit natyror. VOA/   S.M

Të fundit

Uragani Helene godet Floridan dhe Karolinën e Veriut, shkon në katër numri i të vdekurve

Me një shpejtësi prej 225 kilometrash në orë, uragani Helene ka shkaktuar 4 viktima. Ndërkohë, një djalë 4-vjeçar vdiq...

Të gjithë janë të lumtur me Salianjin në qeli

Nga Ardit Rada Ervin Salianji ka tentuar të përdorë precedentin e dënimit me burg për shpifje, për t’i thënë opinionit publik se është viktimë e...

Stuhia godet Floridan dhe Georgian, raportohet për viktima

Stuhia “Helene”, e cila po konsiderohet si një nga më të fuqishmet në historinë e SHBA-së ka goditur Floridan dhe Georgian të premten. Stuhia ka...

Orët e fundit të lirisë, Salianji: Po shkoj në burg për interes të PD-së

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ndodhet në një konferencë për median nga selia e PD-së. Kjo është dita e fundit e tij në liri, ndërkohë Policia...

Trump prodhon një linjë të re të orëve, çmimet variojnë deri në 100 mijë dollarë

Koha është para dhe ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan, Donald Trump, e di shumë mirë këtë. Miliarderi amerikan po përpiqet të mbushë arkat e...

Lajme të tjera

Web TV