Gara e Splitit në Kroaci/ Piloti shqiptar renditet në vendin e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piloti Gentjan Shaqiri arriti të marrë vendin e dytë me makinën e tij “Formula 3”, në Split të Kroacisë.

Në garë merrnin pjesë më shumë se 100 sportistë nga 12 vende të Evropës. Shaqiri tha për “Ora e fundit” në “ABC News” se ishte garë e fortë dhe emocionuese.

Unë e dhashë mesazhin. Shpresoj që edhe kombëtarja ta japë këtë mesazh kundër Kroacisë. Gara e Splitit është e vlefshme për garën e Evropës Qendrore, në disiplinën malore, është gara e dytë që e zhvilloj. Arritëm garën në vendin e dytë dhe ky është rezultati më i arritshëm që mund të kishim marrë. Na jep shumë premisa dhe shpresojmë ta përsërisim këtë rezultat që pas disa ditësh zhvillohet 22-23 qershor në Krujë”, tha.

Piloti shqiptar tha se ka arritur të kapë një shpejtësi deri në 200 kilometra në orë, duke dhuruar spektakël të vërtetë.

Unë garoj me makinën ‘Formula 3’. Shpresojmë që të arrijmë në vendin e parë në garën e FIA CEZ. Në garën e Splitit mund t’i kem kaluar 200 km/orë në pistën e drejtë të pistës”, tha ai. S.B

Të fundit

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

“Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

Nga Leonard Veizi Ajo është një ngjarje e konsideruar minimaliste, por që përbëhej nga monologë të zgjeruar e dialog personazhesh, e ku u eksploruan tema...

Lajme të tjera

Web TV