Digjet Greqia! Më shumë se 300 vatra zjarri brenda 24 orëve të fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia po përgatitet për atë që pritet të jetë një sezon i gjatë zjarresh i nxitur nga një qershor i nxehtë pa precedentë, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik të vendit.

Më shumë se 300 vatra zjarri janë regjistruar në të gjithë Greqinë brenda 24 orëve të fundit. Temperaturat tepër të larta që kanë arritur mbi 40 gradë Celsius, erërat e forta por dhe persona që mund të kenë vendosur zjarre me qëllim, janë faktorët e kombinuar bashkë që kanë ushqyer zjarret.

Vetëm një ditë më parë autoritet zbuluan një person të maskuar që i vuri qëllimisht zjarrin një sipërfaqeje pyjore 5 kilometra në jug të kryeqytetit, Athinë.

Flakët u përhapën pas kësaj me shpejtësi dhe dy fshatra u evakuuan ku dëmet llogariten në disa milionë euro.

Rikujtojmë që dhe vitin e shkuar në sezonin e verës, Greqia ishte një ndër vendet që u përfshi në flakë të mëdha. S.B

Të fundit

Erdogan kërkon nga Trump heqjen e sanksioneve për F-35.

  Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump ku Erdogan shprehu besimin...

Dëmtohet sulmuesi i Anglisë, mungon në ndeshjen ndaj Shqipërisë

Cole Palmer do të mungojë për Anglinë në startin e eliminatoreve të Kupës së Botës. Për shkak dëmtimi, Palmer nuk do jetë gati për...

Fortlumturi Joani u zgjodh kryepeshkopi i ri/ Albin Kurti: I urojmë suksese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook një mesazh urimi për Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, me rastin e zgjedhjes...

Blendi Gonxhja: Fluks vizitorësh në kalanë e Shkodrës dy muajt e parë të vitit

Parku Arkeologjik Shkodër gjatë dy muajve të parë të vitit 2025 ka mirëpritur mbi 4,700 vizitorë, 27% më shumë krahasuar me vitin 2024. Shifra u...

I premtoi një 7-vjeçari se do t’i hapë TikTok-un më 12 maj, Rama ironizon Berishën

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar këtë premtim qesharak të Berishës me pamjet e një bufi, i cili ka të mbivendosur zërin e kreut të...

Lajme të tjera

Web TV