Rastet kur bananet shkaktojnë dhimbje stomaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse u befasuat nga titulli mos u habisni. Bananet shkaktojnë dhimbje stomaku por jo tek të gjithë. Arsyeja përse ndodh kjo besohet se ka të bëjë me alergjinë e stomakut, një çregullim i sistemit tretës ose për shkak të një infeksioni.

E fundit por jo për nga rëndësia është se dhimbja mund të shfaqet për arsye se stomaku mund të jetë i ndjeshëm ndaj bananes.

Pjekuria e bananes

Pjekuria e bananes, sipas ekspertëve, ndikon në sasinë e niseshtesë që gjendet tek ky frut. Sa më e papjekur të jetë bananja, aq më shumë niseshte ka. Një banane e papjekur, pra me ngjyrë jeshile, ka 12 herë më shumë niseshte se bananja e pjekur.

Ushqimet me përmbajtje të lartë niseshteje treten me shumë vështirësi dhe shpesh prodhojnë gazra në sistemin tretës. Një gjë e tillë mund të shkaktojë dhimbje tek disa njerëz. Ndaj nëse stomaku juaj është i ndjeshëm ndaj bananes zgjidhni një sa më të pjekur.

Koliti spastik

Koliti spastik ose Sindroma e Zorrës së Irrituar karakterizohet nga:

Dhimbje dhe/ose fryrje barku
Çrregullime të jashtëqitjes si diarea apo konstipacioni
Ndjesia e ngopjes së shpejtë pas ngrënies.
Këto probleme mund të kenë një kohëzgjatje mbi tre muaj, thonë ekspertët.

Njerëzit që vuajnë nga ky problem kanë vënë re se bananja i përkeqëson simptomat sepse shkakton gazra të tepërta në sistemin tretës. Kjo nuk është problem për njerëzit që kanë një tretje normale por në rastin e këtij koliti, bananja mund të shkaktojë dhimbje dhe parehati.

Alergjitë

Ka njerëz që janë thjesht alergjikë ndaj bananes. Ky problem manifestohet me simptoma të alergjive të tjera, pra me tështima, vështirësi në frymëmarrje dhe kollë. Proteinat e bananes kanë të njëjtën strukturë si poleni dhe për këtë arsye, bananja shkakton jo vetëm dhimbje stomaku por edhe prek rrugët e frymëmarrjes. Njerëzit që janë alergjikë ndaj mështeknës apo gomës kanë reagim të ngjashëm ndaj bananes.

Lexo edhe :  Ja çfarë duhet të konsumoni për kujtesë dhe mendje të fortë!

Intoleranca ndaj fruktozës

Fruktoza është një sheqer i thjeshtë që gjendet tek shumë fruta, përfshirë bananet. Ndonëse një banane përmban 5% fruktozë, pra një sasi shumë të ulët, për disa njerëz bananja mund të jetë problem sepse stomaku nuk e tret dot dhe kësisoj dhemb. Intoleranca ndaj fruktozës diagnostikohet që në muajt e parë të jetës./E.Ç

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV