Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Rrezatimi nga aparatura e kobaltit te Onkologjiku, ç’thuhet në dosjen hetimore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala, në News24 është trajtuar skandali te spitali Onkologjik në QSUT. Në pjesën e mëposhtme trajtohet aparatura e kobaltit, që krijon rrezatim vdekjeprurës kur instalohet në ambiente të papërshtatshme, sikundër ishte lënë në korridoret e spitalit. Denoncimin fillimisht e ka bërë një mjek, por askush nuk reagoi. Zhvendosja e aparaturës u bë vetëm pasi Prokuroria nisi hetimet.

Ndërkohë që interesante është se pas nisjes së hetimit, ky burim kobalti u zhvendos në një dhomë të përshtatshme.

Shqetësim që në atë kohë ishte ngritur edhe nga mjeku A.H, i cili vendosi të jepte dorëheqjen, pasi kuptoi që drejtuesit e Shërbimit Onkologjik, nuk po merrnin asnjë masë për rrezatimin që emetonte pajisja, e cila po rrezikonte jetën e personelit mjekësor si dhe të pacientëve.

Dr A.H pasi parashtroi këtë shqetësim dhe nga drejtuesit e Shërbimit Onkologjik nuk u mor asnjë masë, ai dha dorëheqjen duke u larguar nga puna, për arsye të shqetësimit të tij të ngritur në mënyrë të përsëritur lidhur mbi dëme të mundshme të shëndetit si pasojë e këtyre pajisjeve dhe burimeve me potencialin për të rrezikuar jetën e stafit dhe pacientëve në rast të një incidenti.  Ai madje bisedoi për këtë problem edhe me kolegët e tij, lidhur mbi kabinetin e brachiterapisë, dhoma e së cilës nuk ka mbrojtjen e duhur, për shëndetin e të gjithëve.  ‘Problemi i ngritur nga unë lidhet me dhomën, e cila nuk ka mbrojtjen e duhur, e domosdoshme për shëndetin e të gjithëve, tonin si staf, por edhe të njerëzve të tjerë që hyjnë e dalin.  Ju drejtohem të gjithëve dhe kush të ketë informacion, të na e thotë, cilat janë standardet e një ambjenti për aktivitetin e brachiterapisë me cobalt 60.’

Ky reagim në atë kohë i mjekut A. H gjeti edhe mbështetjen e disa kolegëve të tij, të cilët një pjesë e tyre kërkuan transparencë të plotë, pasi rrezatimi po u rrezikonte seriozisht shëndetin.

Lexo edhe :  “Preferoj të dal me logon dhe siglën e PL”, Berisha zbardh detajet nga takimi Noka-Meta

“Mendoj se të paktën duhet të jemi në dijeni të nivelit të rrezatimit aktual të matur nga autoriteti përkatës i certifikuar.

Kjo shifër nuk besoj se është sekret ushtarak.

Kjo problematikë e ngritur nga Dr.Hoti duhet patjetër të marrë përgjigje të përgjegjshme dhe të sigurtë nga instancat kompetente”.

Por pavarësisht thirrjeve dëshpëruese të mjekëve onkologë të cilët e dinin më mirë se kushdo se çfarë do të thoshte të përballeshin me rrezatimin në një dhomë e cila duhet të kishte një funksion tjetër, atë të trajtimit nëpërmjet rrezeve të sëmundjeve tumorale, duket se në këtë aspekt nga drejtoria e QSUNT dhe Ministria e Shëndetësisë nuk u mor asnjë masë.

Madje u tha që nga matjet, kishte zero nivel rrezatimi.

Por çuditërisht pasi hetimet nisën, ekspertët vlerësuan se niveli i rrezatimit në kabinetin e Kobalto-Terapisë ishte i lartë.

Dosja Hetimore

Vetëm pas nisjes së hetimit, ekspertët vlerësuan rrezatim të lartë në Onkologjik dhe kësisoj pajisja e kobaltit u vendos në një ambient më të përshtatshëm. Për këtë çështje, prokuroria ka ngritur dyshime për shpërdorim detyre, për ish-zv.drejtoreshën e QSUNT Brikena Qirjazi dhe ish-specialisten e QSUNT-së, Drilona Kishta. S.B

Të fundit

Katër hormonet e mbipeshës/ Mësoni çrregullimet që dhjamosin organizmin

Pse ju hahet gjatë orëve të natës? A e keni pyetur veten ndonjëherë pse keni uri për ushqim, të...

Nga mungesa e komunikimit te sekretet/Disa arsye që çojnë çiftet drejt fundit të martesës

Teksa shumë çifte sot kanë kurorëzuar dashurinë dhe i kanë premtuar njëri-tjetrit lumturi të përjetshme, disa të tjerë kanë nënshkruar aktin e fundit të...

OBSH: Shqiptarët përdorin antibiotikë pa kriter edhe pa rekomandimin e mjekut

Shqiptarët përdorin antibiotikë pa kriter. Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetsisë zbulon se 51% e shqiptarëve kanë përdorur antibiotikë muajt e fundit, edhe...

Njihuni me benefitet e mollës jeshile, dhe arsyet pse duhet t’i hani me lëkurë

Mollët jeshile mund të jenë njësoj të shëndetshme me mollët e kuqe, por shija e tyre është pakëz majoshe dhe e ëmbël në të...

Shtohen flamingot në Nartë, por e ardhmja e tyre e kërcënuar

Laguna e Nartës, që vlerësohet nga biologët si ndër zonat natyrore të paprekura të Evropës, ka shënuar këtë vit popullatën më të madhe të...

Lajme të tjera

Web TV