Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

10 arsyet pse Edi Rama është “totalisht” Gaforre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot (4 korrik 2024), Edi Rama feston ditëlindjen dhe mbush 60 vjeç. Si kryeministri i vendit, por edhe një personazh interesant, Rama di si të rrëmbejë vëmendjen dhe mund ta themi me plot gojën se është një ndër përfaqësimet më të denja të shenjës së Gaforres. Si një burrë Gaforre, Rama është kreativ, e ka përgjigjen në majë të gjuhës dhe nuk harron!

10 arsye pse Rama është totalisht Gaforre:

Është artist

Gaforret janë kreative dhe kanë një imagjinatë super të zhvilluar, ndaj nuk është fare çudi që kryeministri i vendit tonë të jetë një piktor, skulptor e shkrimtar. Rama ka çelur ekspozita të ndryshme ku ka prezantuar punimet, si dhe ka shkruar “Refleksionet” e “Kurbanin”. Gjithashtu, Rama ka edhe një faqe në Instagram, ku shpeshherë na përditëson me veprat e tij.

Merr vëmendje kudo

Një Gaforre është mësuar me vëmendje dhe di si ta marrë atë. Për shembull, nëse në një grup miqsh sheh dikë që bie më shumë në sy se të gjithë të tjerët dhe se me qetësi dhe batuta të zgjuara, të tërheq si magnet, me shumë gjasa është një Gaforre. Rama, si çdo Gaforre, e di se përshtypja që duhet të lërë është e paharrueshme, ndaj në çdo takim, sado i rëndësishëm të jetë ai, di ç’të bëjë që të përflitet.

Është një burrë i ndjeshëm

Edi Rama nuk para e ul ‘perden’ e një lideri me humor e batuta, por në shumë raste, ai ka folur në një mënyrë të çiltër dhe të ndjeshme, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhënien e tij me familjarët.

Kur humbi të ëmën, në gusht të vitit 2020, Rama i dedikoi një postim të ndjerë në Instagram, ku ndër të tjera u shpreh: “Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota. Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara.”

Në dhjetor të vitit 2020, në një intervistë në “Opinion”, Rama ka folur për raportin me të atin e ndjerë, duke u shprehur: “Babai ka qenë një dhuratë e Zotit për mua në sensin që ai nuk është përpjekur asnjëherë të më imponohet. Nuk mbaj mend të ketë ngritur dorën ndaj meje, apo dhe më pas kur unë fillova t’i jepja gojës, ai të imponohej ose të kërkonte që unë të mbyllja gojën”.

Në të njëjtën intervistë, ai është shprehur sa me fat është që është bashkëshorti i Lindës:

“Së, pari unë e thashë që më parë, që jam me fat që jam burri i Lindës dhe kam Lindën në krah, gjë që ma ka bërë shumë të largët kohën e mëparshme”. Me vetëm një fjali, Linda kuptoi gjithçka duhet të kuptonte.

I jep rëndësi lirisë së individit

Për Ramën dhe për çdo Gaforre, të jesh një njeri i lirë është shumë e rëndësishme. Rama është shprehur shpesh se në lidhje me të atin, ndonëse nuk binin dakord për shumë gjëra, sërish ai e linte të lirë të mendonte dhe të sillej siç donte, duke ia pranuar natyrën rebele. Në një intervistë përballë Blendi Fevziut, Rama është shprehur gjithashtu se nuk ka dashur kurrë të japë mend për jetën e të tjerëve, pasi përjetimet janë personale dhe gjithçka është individuale.

“Unë mendoj që në jetën e njerëzve, pjesa personale, private, është shumë individuale, e veçantë për secilin dhe është e vështirë që nga larg ta gjykosh. Nuk është e mundur. Unë nuk kam dashur asnjëherë të jem njeriu që jap mend. Në jetën private, të gjithë janë të lirë të bëjnë atë që mendojnë. Për hir të së vërtetës, kam pasur thjesht raporte që në një moment të caktuar nuk kanë funksionuar dhe janë ndërprerë në mënyrë civile”, është shprehur ai.

Lexo edhe :  Sa kg shtojnë njerëzit gjatë festave të fundvitit?

Fal, por nuk harron

Dëgjo, që të jemi të qartë!

Një Gaforre mund të të falë, mund edhe të të pranojë prapë në jetë, por kurrë, asnjëherë mos mendo se do ta harrojë se ç’i ke bërë. Edhe Rama, si Gaforre, nuk mund të bëjë ndryshe.

Nëpër fushata të ndryshme, Rama ua ka kujtuar një për një kundërshtarëve politikë gabimet që mund të kenë bërë kur kanë qenë në pushtet.

Po kur i kujtoi Bashës gabimet me tabelën e shumëzimit?

“Që ta çoni deri në fund këtë punë: Ju opozita këtu dhe ajo atje, bashkohuni që të hiqet tabela e shumëzimit, e mbledhjeve dhe zbritjeve që të shpëtojnë të gjithë. Vendosni ta liberalizoni aritmetikën, matematikë, se kështu si vajti kjo punë që të angazhohesh në opozitë është ta bësh të zezën të bardhë dhe ta bësh aritmerikën subjektive, pse mos ta bëni ju në program këtë punë”, është shprehur ai në një deklaratë në nëntor të 2020-ës.

Sarkazma në majë të gjuhës

Ju mbahet mend kur disa demokratë thirrën “Rama ik” kur kryeministri po hynte në kryeministri? Ç’bëri Rama? U kthye dhe ngriti dy gishtat, si simboli historik i Sali Berishës dhe PD-së, si dhe simboli i fitores.

Në një tjetër rast, gjatë fushatës politike, dikush bërtiti të njëjtën shprehje dhe Rama u shpreh: “Ishte një nga dera e banjos që bërtiti “Rama ik”. Është britma e kapsllëkut. Kush është kaps të bërtasë “Rama ik” dhe mund ta ketë një çlirim të përkohshëm. Çfarë t’u thuash këtyre, del në banjo dhe thotë “Rama ik”?”.

Ndjek trendet

Një Gaforre mund të ketë hapur TikTok kur unë dhe ti as nuk e dinim ç’ishte; mund ta ketë blerë sa doli iPhone 15 etj, pasi vdes të përditësohet me trendet dhe teknologjinë. Njëjtë edhe Rama! Ai ndjek trendet, ka një podkast (meqë është kaq në modë), si dhe është aktiv në çdo rrjet social.

Ka stilin e vet

E dimë, jo gjithnjë e ke kuptuar stilin e Ramës. Herë me çitjane, herë me atlete Adidas, me çorape plot ngjyra e kollare ‘të çuditshme’, Rama të ka bërë përshtypje, ose të paktën, të kthesh kokën nga TV dhe të thuash: “Ore, ç’ka veshur?”. Por, dije se kjo është një karakteristikë unike e Gaforres. Një Gaforre e konsideron modën një mënyrë për të shprehur mendimet dhe ndjesitë, ndaj as nuk do dhe as nuk ka pse të vishet sipas shijeve të dikujt tjetër.

Mjeshtër në komunikim

Më fal, ke parë ndonjëherë një Gaforre që nuk di të shprehet qartë dhe në mënyrë shumë të saktë? E pra, s’ka! Rama, herë duke iu shmangur pyetjes, herë duke e zgjatur me qëllim përgjigjen e herë duke dashur të manipulojë situatën, është një mjeshtër në komunikim!

Gjithçka është një mundësi

Gjithashtu, edhe në marketing, Rama është mjeshtër gjithçka që bëhet virale e kthen në favorin e vet. Meme, sound-e virale, muzikë tallava? Të gjitha për popullaritetin!/E.Ç

Të fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur sa më gjatë në shtëpi!

Sezoni i fundvitit që përkon edhe me sezonin e shumë festave, ka më shumë se një tipar identifikues. Duke...

Nuk i rezistojnë dot njëri-tjetrit, Ilnisa dhe Meritoni bashkohen sërish? Ja detaji

Prej kohësh po thuhet lart e poshtë se marrëdhënies së një prej çifteve më të komentuara, Ilnisës dhe Meritonit i është dhënë fund. Por,...

Vendimi i Biden për të birin/ Berisha: Shfrytëzim pushteti

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar vendimin e Presidentit në detyrë të SHBA Joe Biden për të falur të birin Hunter Biden. Lideri i...

Berisha në fushatë, fitore e thellë e PS

Nga Artur Ajazi Një pjesë e pakonsiderueshme e shqiptarëve,lirimin nga Apeli i Sali Berishës, po i duket sikur “tani fushata do të jetë më agresive...

“SPAK po godet aktorët politikë”/ Bamir Topi tregon kush do të fitojë në zgjedhjet 2025

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për situatën politikë në vend, ndërsa ka kritikuar ashpër protagonistët e saj. Ish-Presidenti i vendit thotë për gazeta “Panorama”...

Lajme të tjera

Web TV