Nëse ju duhet një shenjë: Jo, mos e uroni ish-in për ditëlindje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse po pyesni a është një ide e mirë të dërgoni një mesazh të pafajshëm “Gëzuar ditëlindjen!” ish-it tuaj, ja përgjigjja e shkurtër: Nuk është!

Por përgjigjja e gjatë është pak më e ndërlikuar. Nëse mendoni se dërgimi i një mesazhi “Gëzuar ditëlindjen!” personit që dikur keni qenë në i/e dashuruar, duket krejtësisht i padëmshëm, jeni gabim. Është sinonim i mesazhit “të lutem, rikthehu”.

Ja disa këshilla miqësore :

1. Nëse marrëdhënia ishte e tillë që ju bënte të ndiheshit keq, është më mirë të ruani paqen tuaj. Investoni kohën në njerëz që ju motivojnë.

2. Ju e keni përfunduar atë që kishit dhe të dy keni ecur përpara. Një mesazh për ditëlindje nga hiçi jep idenë se vazhdoni të mendoni për të dhe doni të riktheheni prapë bashkë.

3. Biseda me të mund të rikethjë kujtime të vjetra dhe të hapë plagë që po shërohen.

4. Komunikimi me të mund të nxisë shpresa për rikthim të mundshëm tek të dyja palët.

Këto mesazhe nuk kanë të bëjnë fare me dëshirën që ish-i të jetë i lumtur, por janë për të vendosur një superioritet emocional. Mesazhi i fshehtë pas çdo “Gëzuar ditëlindjen” nga një ish është: “Shiko sa mirë e kam kaluar ndarjen që mund të të uroj një ditë të “lumtur” dhe nuk mbaj inat!”.

Një mesazh për ditëlindje nga një ish gjithmonë vjen me shprehje si: “…dhe shpresoj që je mirë,” ose, “e di që ka kaluar kohë që kur kemi folur, por…”

Gjithçka do të ishte shumë më e lehtë nëse do të kishte vetëm një rregull të vendosur për këtë situatë. Dhe ai rregull duhet të jetë: Thjesht mos e dërgoni atë mesazh të mallkuar. Mos e mbani telefonin pranë për 24 orë nëse është e nevojshme, sepse dhurata më e mirë që mund t’i jepni çdo ish-i për ditëlindje është ta lësh rehat./E.Ç

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV