Hyn në fuqi marrëveshja me Italinë për pensionet, ja ku duhet të aplikojnë shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 6 korriku të gjithë emigrantët që jetojnë në Itali do të përfitojnë nga marrëveshja për pensionet me vendin tonë. Në fletoren zyrtare është publikuar marrëveshja me shtetin Italian dhe klauzolat përkatëse.

Kështu, të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali do të përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i Detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet, ku përfshihen edhe tuberkulozi dhe barrë lindja, sigurimin e papunësisë.

Ndërsa në Shqipëri zbatohet për sigurimin për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe lindjet dhe sigurimin e papunësisë.

Pas datës 6 korrik, shqiptarët në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në shtetin italian dhe atë shqiptar duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që ka derdhur kontributet.

Janë rreth 500 mijë shqiptarë që përfitojnë nga marrëveshja me Italinë. Po ashtu shqiptarët që kanë dalë në pension përpara 2024, mund të aplikojnë për të përfituar nga kjo marrëveshje. Deri tani shteti shqiptar ka negociuar dhe lidhur me marrëveshjen me 17 shtete. Negociatat së fundmi janë përqendruar me qeverinë greke. S.M

Të fundit

A e dini origjinën e Shën Valentinit?!

Një fakt shumë interesant lidhur me festën e Shën Valentinit është se origjina e saj është e mbushur me...

Protesta e Partisë Demokratike, ja sa efektivë do të jenë në terren

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me situatën e sigurisë sa i përket protestës së Partisë Demokratike. Mësohet se në terren për këtë...

Zgjedhjet, nga do t’ia mbajë Kosova

Nga Preç Zogaj Agora shqiptare ka zier këto ditë. Ka patur prej atyre që duke dashur t’i shvlerësojnë anatemat e Grenell janë marrë me jetën...

Qytetarët e Kosovës drejtohen drejt kutive të votimit në zgjedhjet e sotme

Qytetarët e Kosovës kanë nisur të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e sotme, duke iu drejtuar qendrave të votimit...

Zgjedhjet në Kosovë, kryeministri Rama: Nuk kam asnjë preferencë për rezultatet

Teksa ndodhet në Madrid për një vizitë dy ditore me një agjendë të ngjeshur takimesh dhe konferencash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur...

Lajme të tjera

Web TV