I dha fund jetës para SPAK,flet miku i Pal Trashaj: Kishte mllef, s’gjente drejtësi për..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miku i ngushtë i Pal Trashaj, personit që i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë përpara dyerve të SPAK, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Revieë”, ku zbuloi detaje nga arsyeja pse shoku i tij i dha fund jetës.

Marçel Laçaj deklaroi se Pali kishte kohë që po zhvatej nga kompanitë e mikrokredive pas marrjes së një huaje disa vite më parë dhe problemin e tij e kishte denoncuar dhe në organet kompetente dhe media.

Ai tha se zhgënjimi i madh i mikut të tij ka ardhur në momentin kur muk ka marrë zgjidhje as nga Prokuroria e Posaçme të cilës ai i besonte.

“Di që ka marrë një kredi dhe që i kanë bërë lojra që t’i marrin lekë. Më tha që ka marrë një kredi, por ata janë duke abuzuar. Nuk e pyetja as unë imtusisht, pasi kur e pyet imtësisht nuk e kuron plagën, por e godet aty.

Kishte mllef se shkonte në shkallë të ndryshme të gjykatave se nuk gjente drejtësi. Fakti që ka shkuar në SPAK, ka menduar se problemi do tli zgjidhej menjëherë. Shqetësimi është akumuluar aq shumë sa fatkeqësisht për familjen nuk duhet ta bënte. Kur ka shkuar te pika kulmore që ka menduar se do të gjente zgjidhjen, nuk e ka gjetur dhe ndaj i ka dhënë fund jetës”, tha ai. S.M

Të fundit

Avioni ushtarak rrëzohet mbi kampusin e shkollës, të paktën 16 viktima

Të paktën 16 persona, përfshirë pilotin, humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën kur një avion stërvitor i...

Arrestohet vëllai i deputetit socialist, iu gjet municion luftarak në banesë

Policia e Elbasanit ka arrestuar Denis Hasallën, vëllain e deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla, pasi në banesë iu gjet një sasi municioni luftarak....

“Në PD duhet analizë për 11 majin”, Berisha i përgjigjet Fisnik Qoses: Jemi parti e hapur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur Fisnik Qosjes, i cili ka deklaruar dje në A2 CNN, se përveç farsës duhet edhe...

“Zvarritja e gjyqit ndaj Berishës nuk është më surprizë”/ Po tejkalohen të gjitha afatet

Vijon zvarritja e gjyqit ndaj Berishës. Edhe në seancën e dytë për aferën “Partizani” avokatet shkuan me një strategji të qartë. Analisti Arben Meçe në...

Akuza për shpifje ndaj Vilma Nushit, Albana Vokshi shpallet e pafajshme

Deputetja Albana Vokshi është shpallur e pafajshme për shpifje ndaj biznesmenes Vilma Nushi. Përmes avokatit, Nushi kërkoi 3 milionë lekë dëshmpërblim, ndërsa prokurori kërkoi pafajësi./e.t

Lajme të tjera

Web TV