Kimioterapi në sallë të improvizuar të Hematologjisë, sfidat e pacientëve me kancer!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mungesë të hapësirave në Hematologji, pacientët me kancer janë zhvendosur në katin përdhese të ndërtesës, përkatësisht në sallë të destinuar për ushtrime dhe ligjërata të studentëve.

Vetëm ata që duhet të marrin kimioterapi më gjatë se disa orë në ditë, shtrihen në repartin e klinikës. Aty ku jepet terapia ditore, janë 12 shtretër.

“Tash për tash jemi këtu. E dimë që ka mungesa të shumta, por këto janë kushtet tona”, thotë ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës së Hematologjisë, Suzana Krasniqi, për Radion Evropa e Lirë.

“Tash ka nisur ndërtimi i objektit të ri të klinikës dhe derisa të kryhet, do të jemi këtu”, shton ajo.

Në muajin maj, në oborrin e QKUK-së është vënë gurthemeli i Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë.

Se kur do të përfundojë, nuk është e qartë. REL-i e kontaktoi Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për këtë temë, por udhëheqës të tij nuk ishin të qasshëm.

Sipas një përshkrimi nga Klinika Mayo në SHBA, kimioterapia mund të shkaktojë edhe efekte të konsiderueshme anësore dhe jepet kryesisht në njësi kimioterapie ambulatore.

Situata në Hematologji në QKUK është kështu me muaj të tërë. Në pesë të fundit e përjetoi edhe Y.M. Kjo grua nga Prizreni është duke u trajtuar për një lloj të kancerit në gjak dhe gati çdo javë i duhet të udhëtojë afro 90 kilometra për të arritur në Prishtinë.

Të gjithë pacientët që kanë nevojë për kimioterapi referohen në QKUK, pasi është i vetmi institucion shëndetësor në Kosovë që e ofron këtë shërbim.

“Të gjithë mbiemrat që janë më të këqij, mund t’i përdorësh për kushtet këtu [në Hematologji]. Është tmerr”, thotë Y.M.

Lexo edhe :  Thaçi viziton babanë e sëmurë në spital/ Largohet mes brohoritjeve “UÇK, UÇK” (VIDEO)

“Nuk ka ajër të pastër, nuk ka kondicioner. Temperaturat janë të larta, e shpesh duhet të qëndroj pesë orë”, tregon ajo.

Në ditën kur ekipi i REL-it vizitoi këtë klinikë, javën e fundit të qershorit, pa se disa pacientë merrnin kimioterapi edhe ulur në karrige, për shkak të mungesës së shtretërve të lirë.

Arsim Podrimja nga Drenasi, rreth 40 kilometra larg Prishtinës, kishte sjellë atë ditë në spital nënën tij, për të marrë dozën e gjashtë të kimioterapisë kundër kancerit. Tha se përveç kushteve të rënda, edhe pritjet janë shumë të gjata.

“Në orën 7:30 kemi ardhur këtu e deri në 9:30 nuk kanë nisur t’ia japin terapinë. Por, duhet ta zëmë vendin. Para orës 14:30 nuk do të mund të dalim nga këtu”, tha ai.

Pavarësisht vështirësive, shërbimet vazhdojnë.

“Jemi në shërbim të pacientëve aq sa kemi mundësi”, thotë ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Hematologjisë, Suzana Krasniqi.

Sipas të dhënave të kësaj klinike, vetëm në vitin e kaluar janë regjistruar 203 raste të reja me kancer. Mesatarisht në muaj, shërbime marrin mbi 270 pacientë.

Në maj të këtij viti është përuruar rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, ku trajtohen vetëm pacientë me lloje të ndryshme të kancerit.

Por, me vetëm 60 shtretër, edhe aty ka shpesh pritje të gjata.

Me sfidat e pritjes përballen edhe pacientë të klinikave të tjera të QKUK-së, ashtu si edhe me kushte të rënda.

“Nuk kemi se çka të bëjmë ne si staf. Ne e japim maksimumin për t’i ndihmuar pacientët”, thotë një infermiere në Hematologji, e cila kujdeset për rreth dhjetë pacientë në ditë./REL

Të fundit

Horoskopi ditor, 15 Mars 2025

Dashi Dashuria: Sot është koha e duhur për të punuar me forcën tuaj të brendshme dhe të mendoni se si...

Studimi/ Përdorimi i telefonit në tualet rrit rreziqet shëndetësore

Njëherë e një kohë, njerëzit lexonin revista në tualet , në mungesë të tyre, mund të mjaftoheshin me etiketat në shampo dhe xhel dushi. Tani ekziston telefoni...

Cilësia e dobët e gjumit ju bën më të prirur të besoni në komplote

Nga softueri i zbulimit të falsifikimit të thellë tek dialogu jo i polarizuar rreth shkencës , ka shumë mënyra për të mbrojtur veten nga teoritë e konspiracionit. Një nga...

Sinjali misterioz 7 miliardë vite dritë larg arrin Tokën, shkencëtarët s’kanë përgjigje

Një sinjal misterioz ka arritur në planetin tonë nga një pikë e largët e hapësirës, rreth 7 miliardë vite dritë larg, një fenomen që...

Protesta në New York për lirimin e aktivistit pro-palestinez, policia arreston 98 persona

Një grup protestuesish nga organizata Jewish Voice for Peace ka pushtuar hyrjen e Trump Tower në Nju Jork, duke kërkuar lirimin e aktivistit pro-palestinez, Mahmoud Khalil,...

Lajme të tjera

Web TV