Rregullat për të bërë një fëmijë të lumtur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ekzistojnë recetat e mrekullisë sesi mund të kemi fëmijë të lumtur pasi lumturia është një ndjenjë subjektive dhe shume personale. Pavarësisht kësaj, ka disa mënyra sesi mund të krijojmë nje mjedis të favorshëm drejt lumturisë së fëmijës suaj!

1. Dhurojini puthje menjëherë pas zgjimit në mëngjes.

2. Përqafojeni edhe atëherë kur nuk e pret dhe mbi të gjitha atëherë kur ka më shumë nevojë.

3. Përkuluni dhe vendosuni në nivelin e tij kur dëshironi t’i thoni diçka.

4. Dëgjojeni me vëmendje kur dëshiron të flas me ju por edhe atëherë kur nuk po ju drejtohet juve.

5. Respektojeni, duajeni për atë që është dhe jo për atë që do të dëshironit të ishte.

6. Mos i bërtisni, mos e ofendoni, mos e krahasoni me të tjerët por mos e neglizhoni kurrë që të vendosni edhe kufinj.

7. Kushtojini kohë cilësore duke iu dedikuar marrëdhënies tuaj me seriozitet.

8. Qeshni me të, luani së bashku. Angazhoje në punë të vogla që të ndihet i dobishëm. Gatuani bashkë dhe mos e qortoni kur diçka nuk e ka kryer si duhet. Duke provuar, duke u perfeksionuar.

9. Respektoji mendimet dhe zgjedhjet e tij. Ndihmojeni duke e orientuar pa ju imponuar. Mos ushtroni kurrë sjelljet shantazhuese (afektive apo fizike) duke abuzuar me pozicionin tuaj autoritar.Fëmija do të mësojë më të mirën nëpërmjet shembullit tuaj.

10. Kini besim te fëmija juaj duke ia artikuluar pa kursyer se ju jeni krenar për të. Mos kërkoni të jetë më i miri por të bëj më të mirën e tij.

11. Jini empatik duke e inkurajuar fëmijën tuaj që të shprehet si ndihet, të mos hezitojë të shprehi emocionet, mendimet dhe qëndrimet e tij.

Lexo edhe :  Dëshironi të zhdukeni nga kërkimet në Google? Ja si bëhet

12. Motivojeni e vlerësojeni për çdo arritje të tij. Fjalët inkurajuese nuk duhet të mungojnë ashtu sikurse kritikat kur janë të nevojshme të cilat do t’a ndihmojnë atë të rritet./E.Ç

Të fundit

Kur fëmija rritet në heshtje

Nga Lutfi Dervishi Në orët e para të mëngjesit, policia hyn me forcë në shtëpinë e familjes Miler, duke arrestuar...

Formula 1, McLaren dominon edhe në çmimin e madh të Kinës, keq Ferrari

Ashtu si parashikohej, McLaren dominoi edhe në Çmimin e Madh të Kinës. Oscar Piastri fitoi etapën e dytë të Botërorit 2025, duke kaluar në...

I vendosi gjobë, rrihet polici në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 31 vjeçar, i cili akuzohet se ushtroi dhunë ndaj një oficeri policie. 31 vjeçari D.D. dyshohet se...

Trump: Nëse i kanë dhënë Nobelin Obamës, pse jo mua?

Donald Trump synon të fitojë Çmimin Nobel për Paqen. Në një intervistë për portalin e lajmeve OutKick, presidenti amerikan e krahasoi veten me paraardhësin e...

‘Parkime gjatë gjithë vijës bregdetare’/ Rama në Vlorë tregon projektin, mbi dhe nëntokë!

Kryeministri Edi Rama tha se në vijim do t'i jepet fund dhe informalitetit për apartamentet dhe shtëpitë me qira. Ana tjetër e medaljes që duhet të bashkëpunojë me shoqatat...

Lajme të tjera

Web TV