“Babi po na rreh”/ I mituri shqiptar telefonon policinë, efektivët e gjejnë në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ejani, babi po na rreh”, kjo ishte thirrja e një djali 13-vjeçar shqiptar, i cili telefonoi policinë në Civitanova Marche (Macerata) duke i kërkuar ndihmë.

Kur policia mbërriti në adresën e dhënë nga i mituri, e gjeti djalin në rrugë, të tronditur dhe të përlotur.

Ai i kishte treguar shtëpinë ku babai vazhdonte të dhunonte nënën e tij, një 42-vjeçare shqiptare.

Efektivët i dhanë ndihmën e parë gruas së plagosur dhe dy fëmijëve të tjerë të mitur, njëri prej të cilëve kishte plagë nga dhuna e ushtruar.

Babai 47-vjeçar ishte në dhomën e gjumit kur policia italiane hyri brenda banesës dhe e vendosën në pranga.

Gruaja dhe tre fëmijët e tij u dërguan në urgjencë dhe më pas në stacionin e policisë Civitanova Marche, ku nga nëntori 2023, është hapur një dhomë kushtuar viktimave të dhunës. S.B

Të fundit

PS, fitore tej parashikimeve në Elbasan/ Ja si ndahen mandatet

Në Qarkun e Elbasanit, deri në orën 07:30 të mëngjesit të së hënës janë numëruar 28 përqind e votave. Në...

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz, kryeson Partia Demokratike

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz. Rezultati është si më poshtë: PD-ASHM 1315 vota PS 1137 PSD 621 Shqipëria bëhet 25 vota Ndërkohë forcat e tjera kanë marrë secila nga 3...

Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

Nga Leonard Veizi U votua! Sovrani foli! U votua me dashuri. U numërua me emocione. Tani nisin akuzat Për fituesit – edhe këtë radhë do thuhet se ata...

Numërohen gati 20% e votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Kur janë numëruar gati 20% e votave në Qarkun e Tiranës, parashikimi i ndarjes së mandatave favorizon Partinë Socialiste, që duket se do të...

ZGJEDHJET/ Thellohet diferenca mes PS dhe PD! Garë e fortë për vendin e tretë

Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet,...

Lajme të tjera

Web TV