Tashmë kur kanë mbetur më pak se një muaj nga zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Himarë, opozita ka propozuar dhe tashmë pritet zyrtarizimi i Petro Gjikurisë si rival ndaj ish- deputetit dhe ish- ministrit të LSI, Vangjel Tavo. Pavarësisht se prej ditësh ishte përfolur emri i Petro Belerit, djali i Afred Belerit për të qenë kandidat, dy forcat politike nuk kanë rënë dakord për të qenë ai kandidati për Himarën.
Vangjel Tavo i Partisë Socialsite do të jetë përballë shqiptaro-amerikanin Petro Gjikuria nga Partia Demokratike në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohet në Himarë më 4 gusht. Vangjel Tavo e ka profiling politik të njohur, për shkak të aktivitetit politik që ka pasur Brenda territorit, ndërsa Petro Gjikuria, i cili vjen nga fusha e biznesit do të fluturojë nga Amerika për të filluar fushatën elektorale. Gjikuria njihet si mbrojtës i çështjes së Fredi belerit kur ai u arrestua për shitblerje të votive. Më parë nga Partia Demokratike përflitej emri i Petro Belerit, djalit të Fredi Beleri por tashmë kandidati do të jetë Gjikuria me miratimin e Partisë Demokratike dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Gjikuria njihet si pjesë e organizatës amerikane Pan-Epirote dhe si mbrojtës i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Duket se të dy kandidatët që do të garojnë kanë qasje nga minoriteti grek, çka e bën edhe më të fortë garën. Pavarësisht se çfarë reputacioni gëzon Gjikuria në zonën e Himarës, mosprezenca e tij e bën më të vështirë familjarizimin e zgjedhësve që do të votojnë në 4 gusht për kryetarin, ku për dy vite janë ndërruar tre. Megjithatë verdikti i takon zgjedhësve. Avantash Vangjel Tavo ka se përveç se vjen nga komuniteti i minoritetit grek, Edi Rama i besoi postin e Prefektit të Vlorës, ku nisi edhe fushatën undergrounde. Ai është marrë shumë me çështjen e pronave e cila mbetet një problem i pazgjidhshëm në atë zonë, për shkak të mbivendosjeve por edhe “refuzumi” që ju është bërë nga institucionet për ti mbajtur pronat e jugut të ngrira për intersa të personave të tretë. Vangjel Tavo, kandidat i Partisë Socialiste e ka konsideruar si sfidë kandidimin në zgjedhje ndërsa premtoi se do të jetë aty për të zgjidhur problemet e qytetarëve. Për Tavon, problemi i pronave nuk është pjesë e fushatës, pasi është një problem i akumuluar prej vitesh, por shtoi ky problem po merr zgjidhje nga qeveria. Sipas tij deri në fund të tetorit banorët në Himarë do të jenë të pajisur me certifikata pronësie. “E kam konsideruar sfidë. Kam shumë vite që i kam shërbyer elektoratit dhe banorëve të qarkut të Gjirokastrës duke u marrë me problemet e tyre dhe zgjidhjen problemeve. Mendoj se problemet janë njëlloj kudo dhe në Himare. Jam i bindur se mund t’ja dal për të trajtuar çdo shqetësim dhe problem që banorët e kësaj bashkie kanë pasur në të kaluarën apo që mund të lindë në të ardhmen. Do të ndjenë ndryshimin në të mirë të atij komuniteti të mrekullueshëm himariot. Problemi i pronave është një çështje që nuk është pjesë e fushatës sime elektorale, por një problem i akumuluar prej më shumë se 30 vitesh, një problem i pazgjidhur që me ndërhyrjen dhe këmbënguljen e kryeministrit po merr zgjidhje. Është drejt zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështje, brenda 2 muajsh u arritën të marrin rreth 1200 qytetar. Deri në fund të tetorit do të pajisen të gjithë qytetarët e Himarës me certifikatat e pronësisë. Kjo duhet të ishte zgjidhur që para 30 vitesh”, tha Tavo. Begaj i dekretoi zgjedhjet në Himarë më datën 5 korrik, pasi KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit dhe zyrtarisht lindi vakanca në krye të bashkisë jugore.