Prokurorë e gjyqtare amerikanë në Tiranë, takojnë dhe kreun e Gjykatës së Lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një delegacion me gjyqtarë dhe prokuror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ndodhet prej disa ditësh në Tiranë, ka zhvilluar një takim dhe me anwtarwt e gjykatws sw Lartë.

Bisedimet gjatë takimit u përqëndruan në organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor, sfidat e përbashkëta me të cilat përballen gjyqtarët, pavarësisht vendit ku e ushtrojnë detyrën e tyre, arritjet dhe përpjekjet e vazhdueshme për të dhënë drejtësi dhe për të qenë sa më transparent, duke ruajtur pavarësinë dhe integritetin gjyqësor.

Z. Sadushi vlerësoi kontributin e deritanishëm të qeverisë së SHBA, për të asistuar Gjykatën e Lartë në uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, rezultatet e së cilës sot janë mjaft të dukshme dhe të mirëpritura nga publiku shqiptar.

Ai gjithashtu shprehu dëshirën për një rritje të shkëmbimit profesional mes gjyqësorit të të dy vendeve, si një nga mënyrat për të marrë përvojat më të mira dhe efikase në drejtim të administrimit të drejtësisë, sipas zhvillimeve më të fundit të teknologjisë së informacionit.

1720687299_ess.jfif
Në foto – Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah, Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah, gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah. Kryetari i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi dhe anëtarët z. Ilir Panda, z. Artur Kalaja, zj. Albana Boksi, z. Asim Vokshi dhe zj. Margarita Buhali./e.t

Të fundit

Kur do ta marrin pensionistët shpërblimin e premtuar

“Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata...

Gjysma e fëmijëve nën 6 vjeç në Shqipëri në risk për varfëri, ja faktorët që ndikojnë

Një raport i Bashkimit Europian e rendit Shqipërinë të parën në Europë për rrezikun e rënies në varfëri apo përjashtim social për fëmijët e...

Ekonomia e romancës dixhitale, gati 100 mijë shqiptarë përdorues të Tinder

Nëse mendoni se njohjet e reja bëhen ende nga mblesëritë e fisit apo nga gratë që mblidhen për kafe në shtëpitë e njëra-tjetrës, jeni...

Gazetarja zbulon EMRAT:Kush janë `kolegët socialistë` në të njëjtin burg me Erion Veliajn

Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është në të njëjtin sektor në burgun e Durrësit enkas për...

Euro në ‘vend numëro’, bie paundi; mësoni me sa shiten e blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 16 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.1 lekë dhe shitet me 95.1 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.4 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV