Historia si në filma e njohjes së Jori Dellit dhe Fred de Palma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë të fundit, Jori Delli ka zbuluar detaje mbi historinë e saj të njohjes me reperin e njohur italian, Fred De Palma. Një histori që u ngjan shumë atyre nëpër filma.

Jori dhe Fred kanë tashmë shtatë vite që njihen. Historia e tyre filloi në Torino, ku Jori ishte me ish-të dashurin e saj, Simone. Gjatë një mbrëmjeje në një klub nate, Fred kishte vënë re Jorin dhe e kishte pyetur pronarin e klubit se kush ishte ajo vajzë. Pronari i klubit i kishte treguar se ajo ishte e dashura e shokut të tij. Kjo situatë çoi në një përplasje mes Fred-it dhe Simone-s. Megjithatë, të nesërmen, Fred-i i kërkoi falje Simone-s, duke i thënë se nuk e dinte që Jori ishte e dashura e tij dhe se nuk kishte qëllim ta ngacmonte.

“Ne kemi 7 vite që jemi njohur. Kam qenë e dashuruar me një ish-in tim Simone dhe ishim në Torino. Fredi kishte ardhur në një club dhe bënte si garip, e pyeti pronarin kush është ajo. I tha ajo është e dashura e shokut tim. Janë zënë, por të nesërmen i kërkoi falje, i tha më fal nuk e dija që ishte e dashura jote, nuk doja të të ngacmoja.”

Pas këtij incidenti, Fred-i i shkroi Jorit, por ajo i përgjigj shumë keq. Sipas saj, Fred-i ishte nga ata djemtë arrogantë që mendonte se mund të kishte çdo vajzë. Tre vite më vonë, Jorit i erdhi një ofertë nga agjensia e saj për të marrë pjesë në një videoklip të Fred De Palmës. Në atë periudhë, Fred-i ishte i dashuruar dhe Jori kishte një lidhje tjetër. Pavarësisht kësaj, ata bashkëpunuan në mënyrë shumë profesionale.

“Pas disa kohësh më shkroi, unë i jam përgjigjur shumë keq se s’më pëlqente fare. Ishte nga ata çunat arrogantë që mendonte se mund të kishte çdo vajzë. Mbas tre vitesh me vjen agjensia ime në Milano dhe më thotë Jori është për të bërë një videoklip. E pyeta për kë është, më thanë për Fred De Palmën. Ai ishte i dashuruar në atë periudhë dhe unë kam qenë e lidhur. Kemi folur shumë pak, super profesionalist për videoklipin.”

Lexo edhe :  Rudina Hajdari i jep fund lidhjes me regjisorin, çifti fshin çdo gjurmë të njëri-tjetrit

Dy vite më parë, pasi Jori u bë beqare, Fred-i i shkroi sërish në Instagram. Këtë herë, ajo iu përgjigj dhe filluan të flisnin më shpesh. Gjatë këtyre bisedave, Jori zbuloi një anë të re të Fred-it, të cilën më parë nuk e kishte njohur.

“Dy vite më parë unë isha beqare dhe më shkruan në Instagram iu përgjigja dhe filluam folëm dhe zbulova një anë të tij. Fred De Palma është personazh, Frederiko është krejt tjetër. Jemi shumë të dashuruar.“

Sot, Jori dhe Fred janë shumë të dashuruar dhe po e shijojnë çdo moment së bashku./E.Ç

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV