Protesta e Berishës privatizohet nga Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protesta e Berishës

privatizohet nga Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta mbajti një fjalim të gjatë para protestuesve të thirrur nga Partia Demokratike. Me një gjuhë shumë më të ashpër se Berisha, kreu i PL-së sulmoi drejtuesin e SPAK dhe kryeministrin Rama, duke përdoruar edhe fjalë fyese.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shfrytëzuar protestën e thirrur nga Partia Demokratike për të goditur sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin. Për të nxjerrë dufin e tij live para mijra shqiptarëve, Meta sulmoi Dumanin duke e cilësuar atë Dum-Dumani që sipas tij po mbron Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Meta, në fjalën e tij përpara protestuesve, deklaroi se është një turp për ata opozitarë që i bëjnë furçe SPAK-ut. Meta theksoi se ky regjim është armiku më i madh që ka njohur Kosova. Kreu i PL tha se SPAK ka prova që implikojnë Ramën dhe Veliajn në abuzime, por se nuk e arreston kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës. “I themi çdo prokurori si ai i Metamorfozës, dhe ata shokët e McGonigal që janë atje në SPAK do ta paguani dhe do jua bëjmë vetingum dhe juve që fshini krimet e Edi Ramës dhe mbani të arrestuar Sali Berishën për llogari të Edi Ramës. Ju horra e vagabonda pa personalitet që ju merret goja”, th ai. Ai ka hedhur akuza edhe ndaj këshilltarëve të opozitës që e orjentojnë këtë të fundit të mos godasin SPAK. “Ky është regjimi më kriminal që ka njohur Shqipëria. Turp për ata këshilltarë të opozitës që nuk vijnë në protesta. Turp për opozitarët që i bëjnë furçe SPAK-ut. Ky pushtet bazohet tek Dum-dumanët. Ky regjim ka kthyer fëmijët tanë në alfabet, sipas rezultateve të PISA-s. Ta përmbysim regjimin kriminal. Nuk mund të mbajmë në pushtet një kriminel, që ka vendosur Shqipërinë me pagat më të ulëta dhe çmimet më të shtrenjta. Dëgjoj që thonë e arrestuan Ilir Beqajn. Por Dum-Dumani është 4 vite me vonesë që nuk ka arrestuar Edi Ramën, që ka firmosur vendime qeverie të paligjshme. Këtu gjithë shteti është 5D. Veliaj është 4 vite me vonesë që nuk është në burg. Ai ka firmosur për inceneratorin, që nuk punon. Dum Dumani thotë se kam hallin e arbitrazhit. Por Rama e ka treguar se nuk e ka problem Arbitrazhin, me Beçhetin dhe me kompanitë e huaja. Ka ardhur koha t’i paguajë të gjitha Rama. Asgjë nuk do na ndalë, derisa ta çojmë Ramën atje ku ka qeverinë”, është shprehur Meta para protestuesve të mbledhur nga Sali Berisha. Sipas Metës, kryeministri është armiku më i madh që ka njohur Kosova. “I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të Kosovës kudo që janë, të bashkohemi për të shporrur armikun më të egër të Kosovës, që quhet Edi Rama. Rama nuk bën gabime rastësisht. Ka qenë Rama që hodhi në gjyq Ramush Haradinajn, ky vagabond i vuri sanksione Kosovës, kur Kurti është kryeministër. Rama mbështet edhe ekonomikisht Serbinë, mbështet narko-ekonominë e tij dhe ia ka vënë kazmën bujqësisë me qëllim, po falimenton edhe fabrikat, me paratë pa fund të drogës që vijnë këtu”, tha ai.

Lexo edhe :  Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, takon përfaqësuesit e drejtësisë në Tiranë

Sali Berisha

Kryeministri Sali Berisha e ka mbajtur në fund fjalimin e tij për ti mbajtur edhe protestuesit të elektrizuar me protestën. Në mometin që në ekrnain LED është shfaqur Sali Berisha drejt dyerve të kryeministrisë janë hedhur 25 molotov drejt derës hyrëse, ku pothuaj është djegur plotësisht. Qeverisjen e Ramës, Berisha e ka qujatur si luftë kundër njerëzimit. Po ashtu Berisha ka kërkuar rrëzimin e Ramës. Ai e ka quajtur katastrofë ekzistenciale qeverisjen e Ramës, duke përmendur edhe emigracionin e lartë. “Spastrimi etnik i butë i Shqipërisë po ndodh falë Edi Ramës. Të dashur qytetarë dhe qytetare, demokrate e demokratë, misionarë të vërtetës të shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë. Të mbledhur sot në Tiranë, nga të katër anët e vendit, nga të katër anët e dheut, diaspora dhe kudo që janë shqiptarët. Një përshëndetje të përzemërt vëllazërore për të gjithë ju. Të dashur miq, plot dhimbje e sakrifica të pamerituara kanë qenë për opzitën dhe Shqipërinë 11 vitet e fundit të Rilindjes së Edi Ramës. Asnjë shqiptar përveç hajdutëve dhe trafikantëve të Rilindjes, nuk ka shpëtuar pa marrë plagë në shpirt dhe mendje nga dekada e Edi Ramës, dekada e zbrazjes së Shqipërisë. Këto plagë do mbeten përjetë shenja mbi ata që i pësuan. Për shumë familje, kjo plagë ka qenë një familjar që sot do ishte gjallë nëse korrupsioni i Rilindjes nuk do kishte përlarë ilaçet e tyre. Kjo plagë do dëmtojë shëndetin e 47 përqind të fëmijëve shqiptarë që janë të kequshqyer, më keq se ata të Ruandës. Kjo plagë do dëmtojë 15-vjeçarët që sipas PISA-s, kanë zbritur në fund të botës për mendimin e tyre krijues”, tha Berisha. Sipas tij, i vetmi shpëtim mbetet largimi masiv nga Shqipëria. “Por siç thotë populli ynë, e keqja nuk ka fund. Shqipërisë i kanoset një kërcënim akoma më ekzistencial, sepse 83 përqind e shqiptarëve që kanë mbetur, duan të ikin. Pra, gjendemi përballë një katastrofe ekzistenciale. Miqtë e mi, spastrimi etnik i butë i Shqipërisë po ndodh, sepse Edi Rama vendosi në Shqipëri kushtet e llogaritshme për dëbimin e butë masiv të shqiptarëve nga vendi i tyre. Të mbrosh shqiptarët qenka një ‘non grata’, arrest pa prova”, tha Berisha. Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, i është bashkuar protestës së thirrur nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në dallim nga Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit, e cila ka qenë prezentë edhe në protestat e thirrur nga opozita para Bashkisë së Tiranës, Shkëlzen Berisha, është pjesëmarrës në ato që konsiderohen si protesta kombëtare dhe që mbahen para Kryeministrisë.

Pankarta pikante: Rama me dy qeveri një në burg një në kryeministri”

“Edi Rama me dy qeveri, një në burg një në Kryeministri”, është një nga pankartat që kanë mbajtur këtë të enjte qytetarët ndërsa protestojnë para Kryeministrisë. Kjo protestë është protesta e parë e thirrur nga opozita pas marrjes së vulës dhe sigla nga Partia Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha. Të shumta ishin gjithashtu pankartat që kërkonin lirimin e ish-kryeministit i cili prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie “Free Berisha”, ndërsa protestuesit gjatë marshimit thërrisnin “Rama ik”.

 

 

Të fundit

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Vendi ynë do të mbetet nën dominimin e masave ajrore të ngrohta me origjinë oqeanike duke sjellë mbizotërim të motit të vranët POR të...

Horoskopi ditor, 15 Mars 2025

Dashi Dashuria: Sot është koha e duhur për të punuar me forcën tuaj të brendshme dhe të mendoni se si të rivendosni ekuilibrin në jetën...

Studimi/ Përdorimi i telefonit në tualet rrit rreziqet shëndetësore

Njëherë e një kohë, njerëzit lexonin revista në tualet , në mungesë të tyre, mund të mjaftoheshin me etiketat në shampo dhe xhel dushi. Tani ekziston telefoni...

Cilësia e dobët e gjumit ju bën më të prirur të besoni në komplote

Nga softueri i zbulimit të falsifikimit të thellë tek dialogu jo i polarizuar rreth shkencës , ka shumë mënyra për të mbrojtur veten nga teoritë e konspiracionit. Një nga...

Lajme të tjera

Web TV