Zgjedhjet në Himarë/ A rrezikon Gjikuria të braktiset nga baza?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha dhe Vangjel Dule zgjodhën si kandidat për Bashkinë Himarë Petro Gjikurinë, por të pa dakordësuar apo diskutuar më parë me bazën. Këta të fundit nuk e kanë pritur mirë këtë vendim, ndonëse pohojnë se puna ka nisur. Duket se baza shpërfilljen nga dyshja Berisha-Dule mund t’ja shpërblejë me shpërfillje. 

Ndonëse terreni për Vangjel Tavon u përgatit që kur Kryeministri Edi Rama firmosi postin si prefekt i Vlorës, për bazën demokrate në Himarë emri i Petro Gjikurinë ishte rrufe në qiell të hapur. Vangjel Dule dhe Sali Berisha ranë dakord për të vënë kandidaturën e shqiptaro- amerikanin apo greko-amerikanin, siç vetquhet, pa e pyetur bazën, e cila edhe do të punojë për të fituar një mandat Gjukuria, i cili do të lë Amerikën për t’u stacionuar në Himarë për të paktën një muaj. Dyshja Berisha-Dule nuk e kanë njoftuar bazën për vendimin e tyre, por këta të fundit janë njohur nëpërmjet medias. Kjo ka lënë një shije të keqe tek ata që Belerin e nxorrën fitues në çdo formë. Por këtë vendim të pa dakordësuar nga baza a do e kapërdijë kjo e fundit apo do të qëndrojë në heshtje në luftën për pushtetin lokal? Kryetarja e degës së PD në Himarë, Afrovita Dhimojani, është shprehur se baza e Partisë Demokratike të Himarës nuk është konsultuar nga krerët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule për figurën e kandidatit për kryebashkiak në zgjedhjet që do të mbahen, Petro Gjikuria. Ajo tha se vendimi për të mos u konsultuar me bazën e PD për emrin e kandidatit shkakton pakënaqësi te simpatizantët. Por pavarësisht se pakënaqësi ka, ajo tha se kanë nisur nga punë për të organizuar zgjedhjet më 4 gusht. Dhimojani ka vlerësuar figurën e Gjikurisë si kandidat për bashkinë e Himarës. “Fushata ka nisur. Pavarësisht qëndrimeve tona politike për të shprehur pakënaqësitë dhe vërtetësitë nuk është se na humbet qëllimin tonë për të qenë bashkë në koalicion. Unë e kam shprehur në statusin tim, është një shqetësim jo vetëm i imi, por edhe anëtarëve dhe simpatizantëve të PD.Ishte shumë e padrejtë që PD e bazës të mos pyetet dhe të mos i merret mendim, por thjeshtë të njoftohet përmes mediave për kandidaturën zyrtare. Zotin Gjikuria nuk e njoh personalisht, i njoh kontributin e vetë sepse ai është himariot i diasporës. Ka qenë pranë komunitetit të Himarës për problemet e pronave ndër vite”, është shprehur Dhimojani. Ajo tha se Gjikuria është pranuar si kandidatutë nga baza dhe elektorati. “Baza patjetër e ka të pranuar, sepse Gjikuria është njëri prej nesh, është himariot dhe kjo ishte arsyeja që unë reagova me një status publik, për të evituar hatërmbetjet për një figurë të pakonsultuar në bazë. Unë konsultimin e prisja nga të gjitha palët, si nga kreu i PBDNJ, ashtu edhe nga PD. Përgjegjësitë për moskonsultimin i kanë drejtuesit e koalicionit Bashkë Fitojmë. Ky veprim thjeshtë shkakton pakënaqësi”, tha Dhimojani. Gjikuria do të jetë përballë kandidatit të Partisë Socialiste, i cili kohë më parë e ka shtruar rrugën e tij për të qenë rival i fortë përballë Gjikurisë.

Lexo edhe :  11 maji në Bashkinë Tiranë: 167 mijë vota socialiste dhe 174 mijë vota opozitare

Zgjedhjet në 4 Gusht

Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 4 gusht për të mbajtur rizgjedhjet në Himarë, pas vendimit të formës së prerë që la pas hekurave fituesin e zgjedhjeve të 14 majit Fredi Belerin. Komisioni Qendror Zgjedhor është duke përgatitur procesin, duke mos u ndikuar nga ankimiet që janë bërë për shkak të procedurave.

Të fundit

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet sot nga gazetaret nëse PD do të pranojë në shtator 50...

Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të rënda mbi procesin e votimit...

Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë. Mëngjesi i Lutjeve është një...

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për disa mjete për sot dhe...

Lajme të tjera

Web TV