Atentati ndaj Trump, Gjekmarkaj: Po Berishën kush e telefonoi kur e goditën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Agron Gjekmarkaj

Sot e gjithë Bota u zgjua në ankth. Ish Presidenti amerikan Donald Tramp dhe njëkohësisht favorit kryesor per zgjedhjet e nëntorit në SHBA u qellua me snajper nga një atentator 20 vjeçar. Një ngjarje e tillë në vendin simbol të demokracisë ka shumë lexime e lë shumë lëndime.

Një djalë i ri me karakteristikë themelore urrejtjen u bë vetë viktima e saj por njëkohësisht , rrezikoi jetën e ish Presidentit, dhe provokoi ekuilibrat në fushatën elektorale amerikane duke hapur debate e shtuar pikëpyetje!
Por bashkëkohësia politike duhet të mësojë diçka nga e gjitha kjo.

Donald Tramp po demonizohet nga media , nga gjykatat , nga artiste e intelektualë pranë se majtës e fondacionit Soros në Amerike.

Në përgjithësi në shumë vende vitet e fundit edhe në Europë vihet re një braktisje e “kalorësisë” politike e cila ka për qellim kalkulimin politik dhe pushtetin.

Betejat politike po marrin tone shumë të ashpra radikalizimi. Atentati është deshmi e tij. Telefonata solidarizuese e Presidentit Biden , lutja e tij per sherim të shpejtë demostrim i madheshtisë së Amerikes! Po kaq denimi me forcë nga ish Presidenti Obama e Zv Presidentja Kamala Harris. Me sa shihet propaganda e urrejtjes gjen tokë pjellore dhe ja del në shperlarjen e trurit duke prodhuar vrases e destabilitet, duke provokuar sistemin demokratik.

Muaj më parë në një manifestim paqësor të PD një qytetar goditi me grusht Sali Berishën, ish President e ish Kryeminister e Kryetar i Opozites. Disa moren anën e agresorit dhe jo të viktimës. Nuk e di në e telefonoi njeri Sali Berishen?!

Qytetarëve të tillë më pas u gjinden sëmundje mendore, quhen të çmendur dhe janë të tillë , edhe kur nuk janë, por duhet shkuar në origjinë !

Pyetja është nga ata ushqehen shpirtërisht e mendërisht dhe pse mendojnë se po kryejnë “një të mirë” publike, pse po vetëofrohen si “heronj”?!Si ju lind guximi?

Lexo edhe :  Arlind Qori: Kush ka devijuar votën, të vihet para përgjegjësisë penale

Lehtesia me të cilën politika , media apo segmente të drejtësisë bëhen palë sulmojnë kundërshtaret , si “armiq”si e “keqe absolute” po krijon monstra duke vënë në rrezik jo thjesht rëndin publik po shumë më teper se aq.

Kriminelet që kanë per idhuj politikanë me gjuhe të ndezur , gjyqtare, artiste që perkufizojnë si djall atë qe se duan, që duan ta shkaterrojnë njerzisht që të perfitojnë politikisht apo i pengon në planet e veta besojnë se po plotesojnë deshirat e tyre dhe marrin lavdi historike!!

Akti i rëndë e tragjik që ndodhi në Amerikë me gjasë do shenjojë menyrën e sjelljes kudo , do ti nxisë në reflektim. Sot lidershipi i Botes reagoi në unison.

Kjo duhet të ndodhe edhe tek ne ku një themelues i Opozites Azem Hajdari u vra para selise së PD në vitin 1997 , ku një tjeter goditet egersisht e ku gjuha demonizuese mbreteron sovrane!

Kriminelet në Shqiperi janë aktiv per hesap të tyre shto edhe të indoktrinuarit çfarë mishele të rrezikshme krijojnë. Rastet i kemi reflektimin jo. Fati u tregua zemergjegje me Donal Tramp pse jo edhe me Ameriken e qyteterimin perendimor por nuk duhet të jemi në meshiren e fatit por te mekanizmit të arsyes që nuk e demonizon kundershtarin duke e shnderruar atë në tabele qitjeje!!/   S.M

Të fundit

Dyshime për tren bullgar, KAS hap kutitë e Gramshit e Peqinit

Me kërkesë të dy anëtarëve, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi të hapë kutitë e votimit në dy KZAZ...

Sezoni turistik në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Janë rritur prenotimet!

Sezonin turistik në Vlorë, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha e cilëson pozitiv ndërsa edhe pritshmëritë janë të tilla. Dredha ka komfirmuar se tashmë...

Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën pas sulmeve në Iran

Izraeli ka urdhëruar mbylljen e ambasadave në mbarë botën pas sulmeve në shkallë të gjerë të zhvilluara nga Izraeli kundrejt Iranit. Në publikimet e hedhura...

Zgjidhni zanatet! Shteti ofron mbi 2500 bursa për të rinjtë

Në korrik hapet zyrtarisht regjistrimi në arsimin profesional, një mundësi konkrete për të rinjtë që kërkojnë të ndërtojnë një karrierë të sigurt dhe të...

Kushton 70 mln euro, Barcelona nxjerr në shitje yllin e skuadrës

Gazeta katalanase Sport ka befasuar opinionin sportiv me lajmin e ditës. Sipas saj, Barcelona është e gatshme të shesë mesfushorin Fermin Lopez, nëse një...

Lajme të tjera

Web TV