Më mirë fëmijën në çerdhe apo tek gjyshërit, ja cila do të ishte zgjidhja ideale për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpesh prindërit që punojnë e shikojnë si të domosdoshme të dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe dhe kjo do të jetë një mënyrë e mirë për t’i bërë ata të futen në marrëdhënie me të tjerët por edhe të argëtohen.

Por cili do të ishte efekti që do të kishte në intelekt dërgimi i fëmijës në çerdhe?

Nëse kjo gjë ndodh para vitit të dytë të jetës, studiuesit e Universitetit të Bolonjës mendojnë se do të kenë të efekte ndryshme, duke marrë në konsideratë edhe zhvillimin e fëmijës. Studimi u krye në 500 familje të cilët i dëgonin fëmijët e tyre në këtë institucion. Më pas janë mbledhur të dhëna edhe nga fëmijë që nuk shkonin në çerdhe duke e cuar numrin e tyre në 7000, për fëmijët deri në moshën 13 vjeçare. Për të nxjerrë rezultatet është marrë në konsideratë edhe IQ e fëmijës, pesha e tij si edhe çrregullimet që ai mund të ketë pasur në sjellje.

Rezultatet e studimit

Është nxjerrë përfundimi se fëmijët që janë mbajtur në shtëpi nga gjyshërit, prindërit apo nga dadoja kanë pasur një IQ më të lartë me 5 pikë krahasuar me fëmijët që janë dërguar në çerdhe para moshës 2 vjeçare. Por duhet bërë edhe një diferencim sipas ekspertëve. Fëmijët e familjeve me mundësi të mira ekonomike do të kenë një reagim ndryshe nga fëmijët e familjeve që kanë mundësi mesatare apo të dobëta.

Sipas tyre fëmijët, familja e të cilëve kishte të ardhura të larta do të kishin më shumë përfitime në zhvillim nëse do të rriteshin në shtëpi deri në moshën dy vjeçare. Pra ata do të kishin një zhvillim më të lartë në intelekt nëse do të qëndronin në shtëpi, duke qënë se do të ishin të prirur të mësonin më tepër në atë ambient se në kopësht. Kjo ndodh pasi ndërveprimet me fëmijët në atë moshë janë vërtet të vogla dhe ndërveprimet me prindërit apo dadon të larta.

Lexo edhe :  Vendet më këqija për të vendosur telefonat

Ndërsa fëmijët e klasës mesatare duket se merrnin një stimul më të madh nëse frekuentonin kopshtin./E.Ç

Të fundit

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje tenderash dhe falsifikim dokumentesh. Në...

Lajme të tjera

Web TV