Angelina Jolie do paqe, i kërkon Brad Pitt-it të ndërpresin proceset gjyqësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Angelina Jolie percolli përmes avokatit të saj një kërkesë personale ndaj ish-bashkëshortit, Brad Pitt, qe të ndërpresin proceset gjyqësore duke qetesuar keshtu tensionin në marrëdhënien e tyre. Revista People raporton se avokati i 49-vjeçarit, Paul Murphy, lëshoi ​​një deklaratë në të cilën ai i referohet propozimit të Brad Pitt për të blerë aksionet e Jolie në kantinë Château Miraval. Në këtë mënyrë, Pitt “u përpoq të ndëshkonte dhe kontrollonte Anxhelinën, duke i kërkuar asaj të nënshkruante një marrëveshje tjetër të gjerë konfidencialiteti mes tyre për të fshehur sjelljen e tij të keqe dhe abuzimin (e anëtarëve të familjes së tij) “.

Murphy shtoi se kjo sjellje e Pitt nuk i bëri përshtypje Jolie dhe se ai ka frikë të dorëzojë dokumentet që dëshmojnë për këto incidente. “Angelina po i kërkon sërish zotit Pitt të ndalojë së luftuari dhe më në fund ta lërë familjen e tyre të lëvizë, dhe nëse zoti Pitt nuk e heq padinë kundër saj, ajo nuk ka zgjidhje tjetër veçse të sigurojë të gjitha provat e nevojshme për të hedhur poshtë pretendimet e tij”. Çështja ligjore mes ish-çiftit gjurmohet në dokumentet në posedim të Pitt që kanë të bëjnë me komunikimet që ai kishte me palët e treta pas incidentit të vitit 2016, kur Jolie pretendon se ai sulmoi anëtarët e familjes së tyre gjatë një fluturimi. Jolie refuzon t’i shesë atij aksionet e saj në kantinë, sepse Pitt kërkon që ky informacion të mbahet përgjithmonë dhe ajo nuk është e gatshme t’i angazhohet atij./E.Ç

Të fundit

Aksident i rëndë në Durrës, kamioni zë poshtë makinën

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së martës në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë një kamion dhe...

Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar

Gjykata e Dibrës kishte dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 63-vjeçarin që u arrestua sot. Ngjarja më 15 Dhjetor 2024, i aksidentuari...

“Je hipokrite, vetëm viktimozohesh”- Agravon debati mes G Banit dhe Egli Takos në BBV

Një debat ka agravuar mes Egli Takos dhe G Banit në Big Brother VIP pasi ky i fundit nuk e ka lejuar këngëtaren të...

Drejtori i ICITAP-it, pret në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë

Drejtori i ICITAP-it, Gregory Ducot, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose, dhe William Sage. Gjatë takimit u diskutuan arritjet...

Hasmëria mes fiseve mirditore/ Përplasje ndër vite dhe viktima mes fiseve Reçi dhe Bardhi

Saga e hakmarrjes mes dy fiseve Reçi dhe Bardhi në Rrëshen të Mirditës, dyshohen, se solli ekzekutimin mafioz të 30-vjeçarit Kristian Marku i njohur...

Lajme të tjera

Web TV