Komisioni Evropian i Udhëtimeve: Shqipëria +86% më shumë turistë se në 2019

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Evropian i Udhëtime ka publikuar raportin e turizmit 2024 në të cilin duke analizuar e krahasuar të dhënat e turizmit të vitit 2019 me tremujorin e dytë të 2024, parashikohet se Shqipëria do të jetë vendi me rritjen më ta madhe të turistëve, të cilët qëndrojnë në vendin tonë më shumë se një natë.

Në raport Shqipëria parashikohet të ketë një rritje të madhe prej 86% e ndjekur nga Serbia me 48%, Mali i Zi me 31%.

Vendi ynë lë pas në parashikimin e komisionit evropian jo vetëm vendet e rajonit por edhe Portugalinë, Greqinë dhe Turqinë në rritjen e turistëve në krahasim me 2019.

Në raport theksohet se rritja e turistëve në Shqipëri dhe Mal të Zi gjithashtu në zbutjen e tensioneve në rajonet që kanë mbiturizëm, si Amsterdami, Venecia dhe Ishujt Balearik, turistët e të cilëve pritet të vijnë pikërisht në vendin tonë,.

Në lidhje me raportin reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili shkroi se: Ja dhe klasifikimi i komisionit evropian të udhëtimeve që tregon mbi bazën e fluksit të hyrjeve në vendet e Evropës, rritjen ose rënien e prurjeve të turistëve në secilin nga vendet, ku Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori e bukur suksesi./    S.M

Të fundit

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë...

Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në agimin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale. “Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar Rama në...

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

Lajme të tjera

Web TV