Kujdes nga drita blu e telefonit, mund të bëhet shkak për këto lloje kanceri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspozimi ndaj dritës blu të emetuar nga dritat LED jashtë shtëpisë, telefonat inteligjentë apo tabletët mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e kancerit të gjirit dhe prostatës, sugjeron një studim i ri.

Gjatë studimit, të publikuar tek revista Environmental Health Perspectives, shkencëtarët krahasuan të dhënat mbi ekspozimin ndaj dritave artificiale gjatë natës tek thuajse 2000 pacientë me kancer të gjirit dhe prostatës, dhe rreth 2000 të tjerë. Ata zbuluan se personat e ekspozuar ndaj niveleve të larta të dritave blu jashtë shtëpisë gjatë natës janë 1.5-fish më të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të gjirit dhe 2-fish më të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të prostatës, krahasuar me ata më pak të ekspozuar. Meshkujt e ekspozuar ndaj niveleve të larta të dritave artificiale brenda shtëpisë janë gjithashtu 2.8-fish më të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të prostatës, sipas këtij studimi.

“Zbulimi i vërtetë i këtij studimi është se, për herë të parë, mund të shohim ngjyrën në rezolucion të lartë dhe ta lidhim atë me raste individuale”, thotë Alejandro Sánchez de Miguel, shkencëtar tek Universiteti Exeter, në Britani. Edhe pse studime të mëparshme kanë përdorur imazhe satelite për të kalkuluar intensitetit e dritës artificiale gjatë natës, ky studimi i ri është i pari që ka vërejtur në mënyrë specifike fuqinë e dritës blu.

“Gjatë këtij studimi jemi fokusuar tek imazhet satelitore, sepse satelitët e tjerë nuk mund t’i vërejnë ngjyrat”, ndërkohë që astronautët jashtë stacionit hapësinor munden, shton ai.Prandaj, ky është studimi i parë që lidh ekspozimin ndaj dritave blu me rrezikun më të lartë për zhvillimin e kancerit të gjirit dhe prostatës”. Ndërkohë që ekspozimi ndaj dritave të tjera artificiale, si ato me hije të kuqe dhe jeshile, me spektrum të dukshëm – nuk janë lidhur me asnjë lloj të kancerit, citohet në studim. S.B

Të fundit

Çfarë të konsumoni në mëngjes nëse dëshironi të bini nga pesha?

Për ata që synojnë të humbin peshë, vaktet e mëngjesit luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e menaxhimit...

Rritet numri i kërkesave nga emigrantët për të votuar në zgjedhje, ja sa janë regjistruar

Ka shkuar në 134,787 numri i emigrantëve të regjistruar dhe me të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas shifrave të...

Nga Meta te Jenisheri, koalicioni i ‘frikshëm’ i Berishës për 11 majin

Shumica e emrave që do të shfaqen në krah të Berishës si aleatë nuk kanë asnjë peshë elektorale, por duket se kjo nuk ka...

SKANDALOZE/Buqetat e luleve rezultojnë të kontaminuara me…

Analizat laboratorike të buqetave me lule në Francë zbulojnë ndotje masive nga pesticidet, disa prej të cilave janë të ndaluara në Evropë, sipas një...

Pas kaosit, deputetët kthehen nesër në Kuvend pritet votimi i Kodit Zgjedhor

Pas seancës së kaosit, deputetët do kthehen nesër në Kuvend. Seanca e së enjtes u shty për të hënën e 17 shkurtit, pasi debatet...

Lajme të tjera

Web TV