Rizgjedhjet në Himarë
Vangjel Tavo prek çdo fshat të Himarës: Kam kontratë me votuesit
Vangjel Tavo, kandidati për kryetarin e Bashkisë Himarë, në një pronocim për gazetën “Fjala” tha se mes votuesve të Himarës dhe tij ka një kontratë për përmbushjen e premtimeve. Ai tha se takimet kanë qenë produktive dhe zotohet në zgjidhjen e ngërçit të pronësisë
Bashkia e Himarës pas katër mandatesh të majta u thye para një viti e gjysëm nga Partia Demokratike, por vetëm me rezultat, sepse bashkia Himarës pas arrestimit të Fredi Belerit dhe më vonë të kryetarit në detyrë Jorgo Goro është drejtuar me kryetar të komanduar të Partisë Socialiste. Nga viti 2003 deri në vitin 2011 Bashkia e Himarës është drejtuar nga Omonia, dhe pas këtyre viteve ajo është drejtuar nga Jorgo Goro duke u bërë kryetari më jetëgjatë në këtë bashki. Në rizgjedhjet që do të bëhën në 4 gusht, pas arretimit menjëherë të Fredi Belerit, dy kandidatët rivalë janë Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria nën Siglën e Partisë Demokratike. Vangjel Tavo vjen nga një aktivitet i gjatë politik si deputet dhe si ministër i Shëndetësisë, i cili ka gëzuar një reputacion shumë të mirë në Qarkun e Gjirokastrës ku edhe ka qenë deputet. Përveç karierës në politikë dhe thjeshtësisë tek elektorati dhe jo vetëm, Vangjel Tavo vjen edhe si mbrojtës i minoritetit grek.
Reagimi i Tavos për “Fjalën”
Në një prononcim për gazetën “Fjala”, Vangjel Tavo ai thotë se ka një marrëdhënie të mirë me komunitetin himariot dhe qarkun e Vlorës. “Gjatë të gjithë karrierës sime të gjatë politike kam qenë i lidhur me shumë zona të qarkut të Vlorës, në të cilat kam miqësi e respekt të ndërsjellë me shumë njerëz e familje, dhe me marrjen e detyrës së Prefektit të Qarkut pata privilegjin të njihesha me çdo fshat, e të takohesha edhe me më shumë banorë duke dëgjuar shqetësimet dhe nevojat e tyre dhe të komunitetit”, tha Tavo. I pyetur se si e ka pritur komuniteti himariot, Tavo thotë se: “Në të gjitha takimet e mia, tashmë si kandidat për Bashkinë e Himarës, kam dialoguar me njerëzit e thjeshtë për gjetjen e zgjidhjeve sa më të shpejta, sepse kur ka vullnet ka edhe zgjidhje. Rasti më i mirë është ai i certifikatave të pronësisë që brenda pak muajsh kemi bërë atë që nuk u bë gjatë këtyre 30 viteve, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes së pronësisë. Ndaj edhe më 4 gusht nuk ka thjesht ZGJEDHJE por ZGJIDHJE për të gjitha nevojat e banorëve. Ky mision i detyrës sime në detyrën e Kryetarit të ardhshëm të Bashkisë Himarë, është mirëpritur me dashamirësi, dhe mbështetja ndaj kandidimit tim është shtuar edhe më shumë dita-ditës”, tha ai. Tavo është zotuar se do të çojë shërbimet që ka nevojë komuniteti. “I kam siguruar të gjithë banorët që takimet e mia me ta në çdo qendër e fshat nuk janë takime elektorale por kontratë midis nesh për përmbushjen nga ana ime e të gjitha premtimeve të bëra, sepse shërbimi ndaj banorëve është detyra që më ka motivuar gjithmonë më shumë në jetë. Ndaj i ftoj edhe një herë të gjithë që të vazhdojmë përpara së bashku e në shërbim të Himarës për një të ardhme më të mire”, tha Tavo në një prononcim për gazetën “Fjala”. Vangjel Tavo u bë pjesë e Partisë Socialiste dhe u emërua si Prefekt i Vlorës. Emri i tij erdhi si kalkulim i mirë për të paraprirë zgjedhjet e reja që do të bëheshin në Himarë. Që në momentin që ai u emërua u përfol se ai do të ishte dhe kandidati i Partisë Socialiste në Himarë. Prezenca e tij në Vlorë bëri gati një terren mikëpritës, pasi ai u “fut” tek Kadastra për të ndihmuar qytetarët e bregut të cilët nuk kishin marrë endet pronat e tyre. Kjo e bën Tavon një hapë para kandidatit Petro Gjikuri që as baza nuk e njihte. Megjithatë Tavo ka filluar që të shkel fshtart e labërisë dhe të bregut. Dy javë para mbajtjes së zgjedhjeve kandidati Petro Gjikuria ka hapur fushatën elektorale në vendin e tij të lindjes, Dhermi. I burgusuri, i cili gëzon edhe postin e eurodeputetit grek, Fredi Belerit u mundua që ti bëntë publicitet kandidatit Gjikuria nga dera e burgut të Fierit. Gjikuria do e ketë terrenin e vështirë pasi edhe Partia demokratike por edhe baza nuk është e bashkuar, ndërsa socialsitët duken më solidë në këtë proces. I mbetet votuesve të të dielës së 4 gushtit për të dhënë verdiktin se kush do të jetë i pari qytetar i bashkisë Himarë.
Taksa e sheshtë 9%’, Basha: I jep fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen
Plani ekonomik i demokratëve euroatlantikë, parashikon taksën e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhurat personale 9%, dividendi me taksën e sheshtë 9% edhe për profesionet e lira, që sipas Lulzim Bashës fuqizon sipërmarrjen dhe profesionet e lira. “Taksa e sheshtë 9% do ti jep fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen”, tha kreu i Demokratëve Euroaltantikë, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka rikonfirmuar angazhimin e bërë publik në Kuvendin Programor të 1 qershorit për taksën e sheshtë. Plani ekonomik i demokratëve euroatlantikë, parashikon taksën e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhurat personale 9%, dividendi me taksën e sheshtë 9% edhe për profesionet e lira, që sipas Lulzim Bashës fuqizon sipërmarrjen dhe profesionet e lira, duke sjellë mirëqenie dhe zhvillim ekonomik për familjet shqiptare.c“Kostot e papërballueshme të jetesës, taksat e larta, arbitrariteti i qeverisë, klientelizmi që vret konkurrencën, korrupsioni që pamundëson zhvillimin ekonomik, janë problemet reale që prekin jetën e çdo shqiptari. Prandaj dhe përkushtimi ynë shkon i gjithë për zgjidhjen e tyre, përmes një programi ambicioz, me të cilin synojmë rritjen e mirëqenies dhe krijimin e mundësive për të gjithë shqiptarët pa dallim. Plani i demokratëve euroatlantikë për ekonominë, me taksa të ulta, miradministrim dhe transparencë, çliron potencialin e vendit, zhvillon sipërmarrjen, nxit punësimin, forcon shtresën e mesme, rrit të ardhurat dhe fuqinë blerëse të familjeve shqiptare. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha. Në videon që ka shpërndarë, Basha një inxhinier i ri tregon barrën e rëndë fiskale që dëmton shtresën e mesme. Për Bashën, kjo është një tirani e qeverisë ndaj shtresës së mesme që do t’i jepet fund shumë shpejt. “Ne do t’i japim fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen shqiptare. Me 9% taksën e sheshtë mbi tatim fitimin dhe mbi tatimin mbi të ardhurat personale, ne do të garantojmë fuqizimin e sipërmarrjes shqiptare dhe të profesioneve të lira. Kjo do të sjellë mirëqenie ekonomike dhe zhvillim ekonomik për familjet shqiptare dhe për Shqipërinë”, tha Basha.