Biologët detarë testuan 13 peshkaqenë brazilianë të marrë nga brigjet afër Rio de Zhaneiros dhe zbuluan se kishin nivele të larta kokaine në muskujt dhe mëlçinë e tyre.
Përqendrimet ishin deri në 100 herë më të larta se sa ishte raportuar më parë. Studimi i kryer nga Fondacioni Oswaldo Cruz, është i pari që zbulon praninë e kokainës në peshkaqenë.
Ekspertët besojnë se kokaina po hyn në ujëra nëpërmjet laboratorëve të paligjshëm ku prodhohet droga ose përmes mbetjeve të tjera.
Pakot e kokainës të humbura ose të hedhura nga trafikantët në det mund të jenë gjithashtu një burim, megjithëse kjo është më pak e mundshme, thonë studiuesit.
Sipas tyre, thuhet se është e nevojshme që të kryhen vrojtime të tjera për të parë nëse kokaina po ndryshon sjelljen e peshkaqenëve, pasi më herët është parë se droga ka tek ta, të njëjtin efekt si te njerëzit.
Vitin e kaluar, në mostrat e ujit të detit të mbledhura në brigjet jugore të Anglisë, u gjetën komponime kimike si benzoylecgonine, e cila prodhohet nga mëlçia pas përdorimit të kokainës./kb