SPAK ‘rihap’ 21 janarin, Elisabeta Imeraj: Basha të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-prokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj, ka folur lidhjur me rihapjen e dosjes së ’21 janarit’, teksa pasi dje dëshmoi xhaxhai dhe gruaja e Aleks Nikës. Sot u thirr edhe Nfrea Predi, ish-komandat i Gardës.

Kreu i demokratëve Euroatlantik Lulzim Basha, ka deklaruar se ai është i gatshëm për tu marr në pyetje lidhur me ngjarjen e 21 janarit, për të cilin ish-prokurorja e tha se shpreson që ai të bëhet bashkëpuntor i drejtësisë.

“Çështjet që e kanë të penduar janë çështjet më të vështira, sepse fjalët e thëna nga këta persona duhet të përputhen me prova të tjera. Ne shpresojmë që dikush të bëhet bashkëpunëtorë i drejtësisë qoftë edhe zoti Basha duke qenë se qenka treguar i gatshëm për tu marr në pyetje”, tha ajo për “Report TV”.

Imeraj tha se SPAK mund të thërras edhe kreun e PD Sali Berisha edhe pse ky i fundit është në arrest me burg, pasi nuk ndalohet diçka e tillë.

“Tashmë ka një grup që do vendos se kush do të merret në pyetje. Ka një kuadër ligjor që tregon për mënyrën se si duhet që të bëhen protestat dhe se si duhet që të reagohet karshi një turme që proteston. Është një kuadër i tërë që do të studiohet, çfarë plani masash është marr dhe kush kanë qenë personat që kanë marr atë plan masash dhe nëse ka pasur një urdhër nga kush është dhënë ky urdhër. Ajo që është në dorën e prokurorisë është si është hartuar dhe si është zbatuar dhe nëse ka pasur element që lidhet me ndonjë urdhër ose jo. Prokuroria edhe për persona që janë në arrest me burg kur ka nevojë të marr në pyetje mund ti marr në pyetje, edhe duke i marr në zyrat e prokurorisë. Nuk ka ndonjë ndalesë për të marr në pyetje”, shtoi ish-prokurorja.

Lexo edhe :  Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Për ish-prokuroren e Tiranës nëse veprimet hetimore do të jenë intensive nga ana e prokurorëve, do të duhen jo më shumë se 6 muaj.

“Me veprime hetimore intensive nuk mund të marr më shumë se 6 muaj dhe ka interes të shtuar për këtë çështje, pasi publiku është më se i interesuar për të ditur se çfarë ka ndodhur”, tha ajo./kb

Të fundit

Reformim i PD pas humbjes?/ Berisha i shmanget pyetjes: Opozita ka shumë probleme

Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet edhe nëse humbja lidhet vetëm me atë që pretendon ai se...

Operacioni anti-drogë i SPAK-DIA/ Cilat janë bizneset dhe televizioni i sekuestruar

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të kokainës dhe heroinës mes Shqipërisë dhe Italisë, prokurori i SPAK, Vladimir Mara, njoftoi dhe sekuestrimin e...

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për shfuqizimin e gjobave nga 1 janari 2015 deri më 2024!

Hyn në fuqi vendimi “Për përcaktimin e procedurave që ndiqen për shfuqizimin e masave administrative të paekzekutuara” për periudhën nga 1 janari 2015 deri...

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet sot nga gazetaret nëse PD do të pranojë në shtator 50 mandatet që mori në zgjedhjet...

Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të rënda mbi procesin e votimit...

Lajme të tjera

Web TV