Vuçiç në telashe, protestuesit mbushin sheshet e Beogradit, ja thirrja për presidentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët e qytetit të Valjevos janë ngritur në protesta kundër minierës të litiumit. Mijëra qytetarë kanë protestuar kundër marrëveshjes së arritur ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë, e cila i parapriu një takimi mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Beograd.

Ata janë mbledhur spontanisht, pa pjesëmarrjen e partive politike, por u organizua nga rrjetet sociale. Nova.rs shkruan se qeveria e Serbisë duhet që të shqetësohet, sepse fenomeni rrezikon që të prekë gjithë Serbinë, teksa nesër do të protestohet në Loznicë.

Protesta në Valjevë ishte një befasi për shumë persona. Pa shumë zhurmë e pa shumë njoftime, në kulmin e sezonit turistik, kur temperaturat janë të larta, qytetarët janë mbledhur dhe kanë dërguar mesazh të qartë, që mos të ketë minierë litiumi, e cila rrezikon ta kërcënojë qytetin, ku jetojnë.

Gjatë vizitës së fundit të kancelarit gjerman Olaf Scholz në Beograd u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi mes BE-së dhe Serbisë, për një partneritet strategjik, për lëndët e para të qëndrueshme, që ishte një gjë hapëse, për të pasur një minierë litiumi në Serbi./kb

Të fundit

Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s’e kupton derisa…

Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër. Edhe 8 vite më parë, ai për pak...

Deklarata shokuese e ish-mjekut të Shtëpisë së Bardhë: Joe Biden nuk i mbetet shumë kohë

Një ish-mjek i Shtëpisë së Bardhë, Ronny Jackson, i cili ka shërbyer nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka folur mbi sëmundjen e...

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një sërë rastesh të përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale, duke çuar në arrestime dhe...

Votat e Greqisë, Celibashi i përgjigjet Partisë Demokratike

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ktheu përgjigje Partisë Demokratike për kërkesën e saj në lidhje me votat e diasporës, më konkretisht zarfet...

Disfata në zgjedhje, Maliqi thirrje opozitës: Koha për reflektim

Ish-deputeti Lefter Maliqi i ka bërë thirrje opozitës që të reflektojë dhe të kërkojë ndjesë për humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV