Ambasadori i OSBE uron Spiropalin për zgjedhjen si Kryeparlamentare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Tarran, uron Elisa Spiropali me rastin e zgjedhjes si Kryetare e Kuvendit.. Diplomati shprehet se lidershipi juaj është thelbësor në avancimin e reformave gjithëpërfshirëse.

Në një letër drejtuar Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Michel Tarran, shpreh urimet më të përzemërta në emër të Prezencës.

“Unë kam besim se lidershipi juaj do të jetë një faktor kryesor në drejtimin e Kuvendit dhe proceseve të ardhshme parlamentare. Bashkëpunimi ynë i nisur gjatë mandatit Tuaj si Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin do të vijojë në disa sektorë kyç: fuqizimi i rolit të Kuvendit, rritja e eficiencës, transparencës dhe hapjes ndaj qytetarëve, medias dhe shoqërisë civile, mbështetja e digjitalizimit të procesit legjislativ etj.

Bashkëpunimi politik mes palëve në Kuvend për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilët mundësuan mekanizmin për ruajtjen e përfaqësimit të grave në Kuvend mund të shërbejë si një bazë e mirë për nxitjen e dialogut mes partive politike, për të garantuar reforma gjithëpërfshirëse dhe progres. Lidershipi juaj do të jetë thelbësor në avancimin e këtyre nismave”, thekson Ambasadori i OSBE. S.B

Të fundit

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Lajme të tjera

Web TV