Fiqtë e freskët/ Pse duhen konsumuar herët në mëngjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koha më e mirë për të ngrënë fiq është në mëngjes në mënyrë që ata të mund të pastrojnë sistemin tuaj të tretjes gjatë gjithë ditës. Pastrimi i sistemit tretës është një nga veçoritë më unike të këtyre frutave të ëmbël të verës.

Fiqtë janë nga frutat më të shkëlqyera për shëndetin e mëlçisë. Ata kanë një nivel të lartë të alkaneve dhe prandaj ndihmojnë në rregullimin e pehashit të tretjes.

Fiqtë janë të pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmtimet e shkaktuara nga radikalët e lirë. Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut.

Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim. Falë përmbajtjes së lartë të kalciumit dhe magnezit, fiqtë janë në gjendje të relaksojnë enët e gjakut duke siguruar mineralet e duhura për balancimin e elektroliteve.

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, fiqtë rekomandohen për t’u konsumuar herët në mëngjes edhe për të pasur fuqi dhe shëndet të mirë gjatë gjithë ditës, kjo falë fibrave, mineraleve dhe vitaminave që ata kanë.

Fiqtë janë burim natyral i proteinës, fosforit, glukozës dhe kalciumit. Ato janë të pasur edhe me vitaminat A, C, D dhe B, të cilat janë thelbësore për lëkurën, kockat dhe shëndetin.

Për shkak të këtij profili, fiqtë duhen vlerësuar si një ilaç fantastik. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për vlerat dhe përfitimet që mund të merrni nga fiqtë e freskët dhe të thatë.

Sëmundjet e zemrës dhe gurët në veshka

Fiqtë janë të pasur me antioksidantë, vitaminë E, A dhe C. Antioksidantët eliminojnë radikalet e lira dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe gurët në veshka.

Lexo edhe :  Pulsimi i veshëve, përse ndodh dhe si ta largoni

Kocka të forta

Fosfori, vitamina D dhe kalciumi që gjenden te fiqtë i bëjnë kockat më të forta. Një fik plotëson 3 për qind të nevojës ditore për kalcium. Duke e konsumuar atë çdo ditë mund të pakësoni rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

Shëndeti i syve

Vitamina A te fiqtë përmirëson shëndetin e syve. Konsumoni 3-4 fiq në ditë për të ulur rrezikun e humbjes së shikimit si pasojë e moshës./AgroWeb.org/    S.M

Të fundit

Edhe qarku Durrës ngjyroset rozë/ PS renditet e para me mbi 2000 vota më shumë se PD-ASHM

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 64kutive të votimit nga 493 në total. Partia Socialiste...

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë numëruar deri tani 977 zarfa...

Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në agimin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale. “Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar Rama në...

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë...

Lajme të tjera

Web TV