Skandal në Lojërat Olimpike,italiania tërhiqet pas 45 sekondash ndaj rivales transgjinore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojërat Olimpike të Parisit janë prodhuar një mori polemikash në disiplina të ndryshme. Nuk mbetet pas as boksi i femrave.

Ditët e fundit është përfolur shumë për pjesëmarrjen e Imane Khelif dhe Lin Yu-ting në Paris, duke u bërë objekt kritikash në rrjetet sociale.

Të dyja boksieret u skualifikuan nga Kupa e Botës 2023 për shkak të kromozomeve XY (siç i kanë burrat), kur femrat duhet të kenë dy kromozome X.

Imane Khelif kishte marrë kritika nga Italia (përfshirë rivalen Carini) para ndeshjes, pasi e konsideronin atë si “trans”, dhe e shihnin vendimin që ajo mund të merrte si të padrejtë.

Pas ndeshjes së saj ndaj Angela Carinit, kritikat me siguri nuk do të ndalen, pasi pas 46 sekondash italiania tha mjaft dhe u dorëzua dhe më pas shpërtheu në lot.

Në buzët e italianes lexohej “Mi ha fatto malissimo”, që do të thotë “Më ka lënduar shumë”. Ajo gjithashtu tha vazhdimisht “nuk është e drejtë” gjatë vendimit dhe nuk pranoi të përshëndeste “rivalen” algjeriane në fund.

Dueli nisi me një goditje brutale me të djathtën të algjerianes, e cila tashmë i shkaktoi një problem me kokoren mbrojtëse të Carinit. Pak sekonda pas këtij episodi, ajo ngriti dorën dhe i dha fund pjesëmarrjes së saj në Olimpiadë, duke treguar gjithë zhgënjimin e saj./D.C

Të fundit

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë...

Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në agimin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale. “Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar Rama në...

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

Lajme të tjera

Web TV