Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 30 urdhëra arresti për njerëzit e krimit të organizuar që operonin në Durrës, Berat dhe Elbasan ku mes njerëzve të lidhur me krimin ishte ish gjyqtaren, për nëndrejtorin e Burgut të Bradasheshit si dhe për shefin e krimeve në Durrës.
SPAK ka lëshuar 30 urdhër-arreste për të goditur grupet kriminale, ku mes tyre ka ish gjyqatre si dhe punonjës në institucionet e sigurisë. Prokuroria e Posaçme ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të së mërkurës një operacion të gjerë kundër grupeve kriminale, që operojnë kryesisht në qytetin e Elbasanit, por edhe në Berat, Rrogozhinë e Durrës.
Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka lëshuar mbi 30 masa sigurie, ku disa prej tyre janë ekzekutuar në Elbasan dhe në Durrës. Ky operacion, ka ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “Sky Eç”, por edhe pas dëshmive që ka siguruara Prokuroria e Posaçme nga persona që tashmë janë të arrestuar dhe të penduar të drejtësië.
Mes personave që SPAK kërkon ti arrestojë, janë edhe Franc Çopja dhe Hajdar Çopja, të cilët sipas hetimeve janë drejtuesit e grupit kriminal “Çopja” në Elbasan dhe njihen për përplasjet e tyre me grupin e Erjon Alibej i njohur edhe si “Krymi”.
Hajdar Çopja i njohur edhe me nofkën si “Dari i Elbasanit”, i cili disa kohë më parë u ndalua në Dubai, por më pas u la i lirë. Emri i tij doli edhe nga deklarimet e të penduarit të Drejtësisë Nuredin Dumani, ku sipas tij do ti ofronte shuma të mëdha parash për të vrarë Erjon Alibejn. SPAK sipas hetimeve ka mundur që të sigurojë prova për përfshirjen e tyre në së paku 6 ngjarjeve të rënda kriminale.
Prokuroria e Posaçme, ka mundur që të zbërthejë të paktën 6 vrasje, mes të cilave masakrën e Bradasheshit, ku viktimë mbetën Endrit Alibej, vëllai i Erjon Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay.
Po ashtu mësohet se SPAK, ka mundur të dokumentoj edhe zbardhjen e vrasjeve të Klevis Bahos, Andi Zylyfit, Irfan Hazizit si dhe Klevis Kapllanit. Prokurorët e posacëm kanë siguruar prova që grupi Copja por edhe grupe të tjera kriminale në Elbasan, kishin lidhje edhe me njerëz të policisë dhe drejtësisë.
Mes emrave të goditur, nga aksioni i SPAK, është edhe ish gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, për të cilën Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi”.
Po ashtu flet arreste, janë prerë edhe për shefin e krimeve të Durrësit, Agustin Cinari, zv. drejtori i Burgut Bradashesh, Martin Musaj pasi dyshohet për lidhje me grupet kriminale në Elbasan.
Ndërkohë mësohet se SPAK, ka lëshuar masë sigurie edhe për të shumë kërkuarin Talo Çela. Operacioni i SPAK mësohet se është në vijm, për shkak se po kërkohet për persona të tjerë ndaj të cilëve janë prerë urdhërarrestet.