Alternativë e re larg Berishës e Bashës? Kthupi: Boshllëku i të djathtës do të mbushet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish eksperti ligjor i PD-së, Rezart Kthupi, në intervistën për gazetarin Emilian Islami në ABC News, u pyet edhe për mundësinë e krijimit të një partie të re larg Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Ai thotë se boshllëku i krijuar në përfaqësimin e të djathtës duhet të mbushet.

“Ka një shprehje të madhe filozofike që thotë se natyra i urren boshllëqet. Nëse ka një boshllëk, natyra do të bëjë çdo gjë që ta mbushë atë. Ajo që shikohet sot në raport me pjesën e elektoratit të djathtë është boshllëku i një partie politike. Çdo palë zgjedhje edhe më shumë do të tregojë faktin që ai që pretendon se është i djathtë, PD s’ka pasur kurrë pretendimin që të pretendonte të gjithë të djathtën. Kjo që kjo që ka mbetur sot në PD në opinionin tonë ka pak gjasa dhe lidhje me të djathtën dhe parimet. Në këto kushte, ky boshllëk që është krijuar në raport me përfaqësimin e elektoratit të djathtë do të mbushet. Boshllëqet do të mbushen sepse është nevojë jetike që këto njerëz do të përfaqësohen.”, tha ai.

I pyetur se nëse do të jenë gati për të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2025, Kthupi shtoi:

“Kështu si e shikoj unë gjendjen aktuale, jam optimist ndryshe nga një pjesë e konsiderueshme e kolegëve të mi në opozitë, që mendojnë se Rama me ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Nuk mendoj se Rama e ka të fituar mandatin e katërt, është një betejë shumë e madhe për t’u bërë në vitin 2025 dhe nëse krijohet një frymë e mirë nga ana e opozitës…faktet tregojnë se PD nën drejtimin e zotit Berisha e ka mbyllur ciklin e të krijuarit një frymë politike. Ky boshllëk do të mbushet.“/   S,M

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV