Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Në detyrë në kundërshtim me ligjin, gazetari ‘nxjerr zbuluar’ shefen e Onkologjikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefes së Onkologjikut Silvana Çeliku i është hequr së fundmi titulli “Profesor i Asociuar”. Gazetari Osman Stafa ka kritikuar Çelikun, për qëndrimin e saj në detyrë në kundërshtim me ligjin.
Sipas tij, ajo duhej të dilte në pension në vitin 2021, por arriti të mbajë postin falë një titulli akademik të marrë në mënyrë të paligjshme. Bëhet me dije se mjeku Helidon Nini e paditi në Gjykatë, me argumentin se ky titull, i është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Gjykata vendosi anulimin e titullit të Çelikut si “Profesor i Asociuar”, por ajo vazhdoi të qëndrojë në detyrë. Një tjetër fakt që vihet në pah nga gazetari është edhe se bashkëshorti i Çelikut ka marrë pjesë në procedurën për dhënien e titullit “Profesor i Asociuar” duke ja dhënë kështu bashkëshortes së tij.
Stafa ngre pyetje mbi arsyet pse Çeliku relativizon mungesën e ilaçeve kimio dhe skandalet në pavionin e Onkologjikut.

Gjithashtu ai e akuzon atë për deklarata të pavërteta dhe për mbrojtjen e një sistemi të korruptuar. Gazetari thekson se nuk ka njohje personale me Çelikun apo Ninin, dhe shprehet kundër deklaratave të saj skandaloze, që sipas tij dëmtojnë pacientët.
Postimi i Plotë:

SHEFJA E ONKOLOGJIKUT, SILVANA ÇELIKU, NË DETYRË NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN
Znj. Çeliku në 2021, duhet të dilte në pension. Por kjo nuk ndodhi, pasi shumë afër ditës së pensionimit të saj, ajo merr një titull: “Profesor i Asociuar”. Ky titull i dha mundësinë asaj, të qëndronte ende në punë dhe të emërohej Shefe e Onkologjikut.
Një mjek tjetër i Onkologjikut, Helidon Nini bën padi në Gjykatë, me argumentin se ky titull, i është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Gjykata ka arritur në konkluzionet:
1. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë nuk i ka përcjellë Departamentit të Kirurgjisë dosjen e kandidates Silvana Çeliku për titullin akademik “Profesor i Asociuar”, në shkelje të ligjit për arsimin e lartë dhe Rregullores së UMT-së.
2. Departamenti i Kirurgjisë nuk është njohur me dosjen e aplikantes, nuk është mbledhur asnjëherë për ta shqyrtuar aplikimin dhe nuk ka asnjë vendimmarrje lidhur me të.

3. Drejtuesi i Departamentit të Kirurgjisë, bashkëshorti i Silvana Çeliku, në konflikt të pastër interesi, ka marrë pjesë në procedurën për dhënien e titullit “Profesor i Asociuar” bashkëshortes së tij.
4. Drejtuesi i Departamentit nuk ka njoftuar anëtarët e Departamentit për aplikimin, nuk ka thirrur asnjë mbledhje apo të ketë kërkuar marrjen e një vendimi, por në shkelje të detyrimeve ligjore, ka caktuar një komision të posaçëm për të vlerësuar dosjen e bashkëshortes së tij.
5. Nisur nga shkeljet e rënda proceduriale, Gjykata ka vendosur konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit për dhënien e titullit akademik “Profesor i Asociuar” dhe heqjen e këtij titulli zonjës Silvana Çeliku.
________
Pra znj. Çeliku është në atë detyrë vetëm si pasojë e atij titulli, që Gjykata e Shkallës së Parë, ia ka hequr, pasi vlerëson se është marrë në kundërshtim me ligjin dhe në konflikt interesi.
A është kjo arsyeja se pse znj. Çeliku, nuk flet për mungesën e ilaçeve kimio, të cilat nëse nuk jepen sipas protokollit nuk kanë asnjë vlerë për pacientin?

Lexo edhe :  Temperatura deri në 35 gradë celcius, ja si parashikohet moti…

A është kjo arsyeja, marrja e një titulli në mënyrë të padrejtë, që shefja e onkos, të relativizojë skandalet e atij pavioni?
p.s Unë nuk kam asnjë lloj njohje personale me Silvana Çelikun as me Helidon Ninin. As kam pasur të bëj dhe uroj që asnjëherë të mos të kem të bëj me të dy. Me emrin e znj. Çeliku jam njohur për herë të parë në Dosjen “Onkologjiku” dhe për herë të dytë në Komisionin e Shëndetësisë, ku ajo raportoi për skandalin.

Gjithë këto kohë ende nuk kam arritur të jap një përgjigje pyetjes: Si ka mundësi të bëj ato deklarata, ku ndër më skandalozet ishte; “mungesa ka pasur edhe do ketë”?
Si mund të flasë një shefe kështu? Në vend që ajo të ngrejë kujën se ilaçet kimio mungojnë, ajo relativizion çdo gjë.

Më bëri shumë përshtypje, sesi mbronte një sistem (Onkologjikun), i cili në momentin që ajo po fliste mungonin 4 medikamente shumë të rëndësishme. (Gemcitabina, irinotekani, erlotinib, paxlitacel).
Pastaj, jo njerëzore, ishte deklarata e saj per të ndjerën, zysh Ina Kasimatin. Si mund të flasësh duke hedhur baltë mbi deklaratat e së ndjerës, teksa ajo s’mund të të kthej përgjigje? Dhe Silva Çeliku gënjen kur thotë se nuk e njihte, pasi siç thonë kolegët e saj, e njihte shumë mirë.

Më besoni, unë kurrë nuk do të shkruaj për një mjek, veçse kur ka vendime gjykate, apo kur bëjnë deklarata skandaloze, duke mbrojtur të pavërtetën, në dëm të pacientit.
Jam me të gjithë ata mjekë të cilët punojnë ndershmërisht, e duan këtë vend dhe duan të bëjnë më mirë për shëndetësinë shqiptare.

Të fundit

Akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi. Nga...

JLo: Jam një zgjedhëse e keqe kur vjen puna te burrat

Jennifer Lopez ka folur së fundmi për lidhjet e saj romantike në një bisedë me kolegun e saj të "Unstoppable", Bobby Cannavale, në Festivalin...

Ndikim i inteligjencës artificiale në industrinë e teknologjisë

A mund ta shpëtojë inteligjenca artificiale industrinë e teknologjisë? Ekspertët janë optimistë. Pas disa vitesh të vështira, risitë e prezantuara në panairin e këtij viti...

Zgjedhjet në Himarë/ Kolegji Zgjedhor rrëzon koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e koalicionit Bashkë Fitojmë, të cilët kërkonin pavlefshmërinë e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë më 4 gusht. Kolegji Zgjedhor unanimisht ka lënë...

“Deputeti që duam”/ Rama: Ambicia, PS të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë

Kreu i PS Edi Rama në takimin e hapur zhvilluar me grupin e parë të aplikantëve në platformën  digjitale u shpreh se ambicia e...

Lajme të tjera

Web TV