Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Historike për Shqipërinë, mundësi Chermen Valiev i jep vendit medaljen e parë olimpike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ëndërr që bëhet realitet për sportin shqiptar! Më në fund, edhe flamuri kuqezi do të valëvitet në një podium olimpik!

E jashtëzakonshme, një mrekulli ka ndodhur sot në “Paris 2024”!!!! Për herë të parë në histori, Shqipëria fiton një medalje olimpike.

Një ëndërr që bëhet realitet për sportin shqiptar! Më në fund, edhe flamuri kuqezi do të valëvitet në një podium olimpik!

Këtë gjë e realizoi sot pasdite mundësi Chermen Valiev, që mori medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ai doli i treti në peshën 74kg, në stilin e lirë.

Një paraqitje e shkëlqyer e mundësit 25-vjeçar shqiptar, rus, por i natyralizuar këtë vit, që nderoi ngjyrat kuqezi, duke i dhënë Shqipërisë medaljen e parë olimpike në histori. Në sfidën për medaljen e bronztë, zhvilluar në “Champs de Mars Arena”, Valiev mundi 6-2 Viktor Rassadin të Taxhikistanit, në një përballje të jashtëzakonshme.

Një sfidë e dominuar nga Valiev, që fitoi 2-0 pas periodës së parë dhe më pas e thelloi epërsinë në periodën e dytë, duke e kontrolluar sfidën dhe merituar fitoren. Në këtë turne, Valiev arriti tri fitore e një humbje. Në raundin e parë, ai mundi 4-3 Turan Bajramov të Azerbajxhanit, ndërsa në çerekfinale u mund 6-5 nga Razambek Jamalov i Uzbekistanit.

Në “ripeshkim”, ai fitoi 12-2 ndaj Mohamedkhabib Kadzimahamedau, rus, por që garonte si neutral. E në fund, “qershia mbi tortë”, fitorja ndaj Rassadin, që i dha medaljen e bronztë.

Kush është Chermen Valiev?

Chermen Akhsarbekovich Valiev ka lindur më 10 dhjetor 1998 në Osetinë e Veriut në Rusi dhe aktualisht është një mundës i stilit të lirë që garon në 74 kilogramë për Shqipërinë.

Për vendlindjen e tij, Rusinë, Valiev ka fituar një titull kampion bote dhe një Evropian për U-23, një kampion kombëtar rus dhe është fitues i shumëfishtë i medaljeve të arit në turnetë ndërkombëtarë.

Lexo edhe :  Kaos te Komnëtarja e Kosovës/ Zhegrova, Muric dhe Muslija përjashtohen nga grumbullimi

Që nga transferimi në Shqipëri në vitin 2024, Valiev u kualifikua për të përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike Verore në Paris, duke u renditur i treti në Turneun Olimpik Botëror të Kualifikimit.

Në dhjetë turnetë e Lojërave Olimpike që Shqipëria ka marrë pjesë, duhej një rus nga Osetia e Veriut që të natyralizohej si kuqezi, për t’i dhënë Shqipërisë medaljen e parë (e bronztë) në historinë e Olimpiadës.

Të fundit

Në prag të dasmës, Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj ‘arratisen’ për pak ditë relaks

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri po e shijon kulmin e lumturisë krahë partnerit Kreshnik Gjergji. Siç është raportuar në mediat online,...

Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vizitë tre-ditore në Shqipëri

Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Ndihmës-Administratorja dhe Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura do të zhvillojë...

Veliaj: Transformojmë dhe kthejmë në histori suksesi stadiumin “Selman Stërmasi”

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije lajmin e transformimit në hapësira dinjitoze, të...

Kate Middelton përfundon kimioterapinë, gati për t’iu rikthyer detyrave mbretërore

Princesha e Wellsit Kate Middelton thotë se ka përfunduar trajtimin e kimioterapisë, pasi në muajin mars të këtij viti, deklaroi se ishte duke iu...

Vajza e Besit dhe Xhensilës shkon në klasë të parë, shifra e çantës bëhet virale

Një ditë plot emocione është kjo e sotmja për mami Xhensilën dhe babi Besin. Vogëlushja e tyre, e cila dalëngadalë po bëhet një zonjushë e...

Lajme të tjera

Web TV