Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Trump hedh akuzat për hakerim të fushatës, fajëson Iranin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fushata presidenciale e Donald Trumpit, kandidatit republikan për president, ka thënë të shtunën se disa komunikime të brendshme i janë hakuar dhe ka fajësuar Qeverinë iraniane për këtë incident. Fushata e Trumpit ka përmendur armiqësitë e kaluara në mes të Trumpit dhe Iranit, kur e ka fajësuar Teheranin, mirëpo nuk ka ofruar ndonjë dëshmi konkrete se iranianët janë mbrapa. Ekipi i fushatës së Trumpit e ka lëshuar një deklaratë, pak pasi e përditshmja Politico ka raportuar se ka nisur të pranojë emaila në korrik prej një burimi anonim, që i ka ofruar dokumente autentike prej operacioneve të fushatës së Trumpit, përfshirë një raport për kandidatin e republikanëve për nënpresident, J.D.Vance dhe “dobësitë e tij të mundshme”.

“Këto dokumente janë siguruar ilegalisht prej burimeve të huaja armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, që kanë qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2024 dhe krijimin e kaosit brenda procesit tonë demokratik”, ka thënë zëdhënësi i fushatës së Trumpit, Steven Cheung, përmes një deklarate.

Trump ka thënë më vonë në platformën e vet sociale, Social Truth se, gjiganti teknologjik, Microsoft e ka informuar fushatën e tij se Irani ia ka hakuar njërën prej faqeve. Ai e ka fajësuar Iranin duke thënë se ai “mund të sigurojë vetëm informacion publik”, dhe nuk ka dhënë më shumë hollësi për hakimin. Misioni i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, në Nju Jork, ka thënë përmes një emaili se “Qeveria iraniane, as nuk ka, dhe as nuk synon të ketë ndonjë motiv për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane”. Trump, ish-president amerikan, ka pasur marrëdhënie të tensionuara me Iranin, sa ka qenë në pushtet. Nën udhëheqësinë e Trumpit, Shtetet e Bashkuara e kanë vrarë komandantin ushtarak iranian, Qassem Soleimani, më 2020, dhe janë tërhequr prej marrëveshjes bërthamore, që kanë nënshkruar fuqitë botërore me Iranin.

Lexo edhe :  Shënohet sërish rekord, vera e 2024-ës regjistron temperaturat më të larta deri tani

“Iranianët e vërejnë që presidenti Trump nuk do të ndalë tmerrin ndaj tyre, sikurse ka bërë në katër vjetët e parë në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Cheung. Trump i ka mbijetuar një atentati në korrik. Ndonëse nuk ka pasur sugjerime që i dyshuari ka qenë i lidhur me Iranin, rrjeti televiziv amerikan, CNN, ka raportuar muajin e kaluar që inteligjenca amerikane ka informacione për një komplot iranian kundër Trumpit. Teherani, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza. S.B

 

Të fundit

Përmbytjet në Nigeri, krokodilët e gjarpërinjtë arratisen nga kopshti zoologjik

Krokodilët dhe gjarpërinjtë kanë ikur nga një kopsht zoologjik i madh pasi përmbytjet goditën veriun e Nigerisë, paralajmëruan sot...

Futbollistët futen në fushë, kuqezinjtë priten me brohorima nga tifozët

Futbollistët e Kombëtares janë futur në stadiumin "Air Albania" për nxehmjen e zakonshme. Me stadiumin që do jetë plot, aty ku janë të shitura të...

26 vite nga vrasja e babait të saj/ Rudina Hajdari: S’do ta di kurrë çfarë ndodhi vërtetë

Më 12 shtator bëhen 26 vite nga ekzekutimi i Azem Hajdarit pranë selisë së Partisë Demokratike, e cila më pas do të konsiderohej si vrasja e...

VIDEO/ Drejt Shqipëri-Gjeorgji, “Tifozët Kuq e Zi” atmosferë elektrizuese në kryeqytet

“Tifozët Kuq e Zi” kanë mbështetur në maksimum ekipin e Sylvinhos, e njëjta gjë pritet edhe për ndeshjet e sotme ndaj Gjeorgjisë. Disa orë...

Dietat ekstreme/ A ia vlen rreziku për rezultate të shpejta?

Të pasurit një trup në formë dhe ndjesia e mirë me veten janë qëllime të zakonshme për shumë njerëz, por rruga drejt rezultateve të...

Lajme të tjera

Web TV