Gjykata e Korçës ka lënë në burg Denis Meçe si i dyshuar për vrasjen e Egli Progës ndërsa për 3 të arrestuarit e tjerë Voltan Shulku, Arian Manellari e Leonidha Guce ka vendosur detyrim paraqitje
Ka qënë prokurore Vasjana Postol e cila pasi ka sqaruar gjithë dinamikën e ngjarjes me pasojë vdekjen e 42 vjeçarit Egli Proga, I ka kërkuar gjykatës lënien në burg të autorit Denis Mece si dhe tre personave të tjerë të arrestuar.
Nisur nga provat paraprake të paraqitura nga akuza ka marrë parasysh kërkesën e prokurores së çështjes për Denis Mece ndërkohë që për 3 personat e tjerë nuk ka bërë një gjë të tille duke pranuar kërkesat e avokatëve për masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”
Denis Meçe akuzohet për vrasjen me dashje vetëm tre ditë më parë në qytetin e Pogradecit, pas një sherri që ka pasur në afërsi të një lokali me 42 vjeçarin Egli Proga/kb