Babai i yllit në rritje të Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, eshte plagosur me thikë.
Incidenti ndodhi në një parking në Mataró, Spanjë, mbrëmjen e sotme
Babai i yllit të futbollit u transferua në një spital në Badalona. Raportohet se Mounir Nasraoui është në gjendje kritike, dhe mjekët po bëjnë gjithçka që munden për t’i shpëtuar jetën.
Autoritetet e rendit kanë nisur hetimet. Policia bashkiake e Mataró ka gjetur disa dëshmitarë të incidentit, të cilët aktualisht janë duke u marrë në pyetje.
/E.T