Fero, përmes një postimi në Instagram, ka ndarë dhimbjen që ndjen nga mungesa e së bijës, Ninës. Ai u bëri thirrje njerëzve të ndihen mirënjohës që kanë fëmijët pranë, pasi vetë ish-reperi nuk mund ta përjetojë një emocion të tillë.
“Dua të ndaj me ju një realitet. Jetoj prej shumë kohësh pa vajzën time. Zgjohem nga gjumi pa vajzën time. Shkoj të fle pa vajzën time. Sado që e mbaj veten të qëndrueshëm me durim, dua që të gjithë ta dini se çdo moment pa vajzën time (është i vështirë), vetëm Zoti e di se si e përjetoj këtë gjë. Shumë e vështirë”, tha Fero.
Më tej, shtoi:
“Prandaj, ju që i keni fëmijët, që zgjoheni me ta, që hani, pini me ta e flini me ta, mos u ankoni, o mosmirënjohësa, por falenderoni Zotin”.
Arsyeja pse Fero nuk është pranë së bijës, është divorci me të ëmën e saj, Arbenitën. Fero dhe Arbenita janë përfshirë në një konflikt fizik e virtual. Ajo e akuzoi reperin për dhunë e më pas, ish-çifti, pas shumë zënkash online, i dha fund raportit. Fero i kërkoi ndjesë publike ish-bashkëshortes, falje e cila nuk u pranua./E.Ç