Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Lista Serbe: Ndërkombëtarët të veprojnë që të ndalen veprimet e njëanshme të Kurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të veprojnë në mënyrë urgjente për të parandaluar, siç tha ky subjekt, lëvizjet e reja të njëanshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Një delegacion i kësaj partie, në krye me kryetarin Zllatan Ellek, kanë zhvilluar më 31 gusht takime me zëvendëskomandantin e KFOR-it, ambasadorët e QUINT-it dhe me shefen e UNMIK-ut.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan nevojën për veprim urgjent nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, kthimin në gjendjen e mëparshme dhe parandalimin e lëvizjeve të reja të njëanshme të drejtuara nga Albin Kurti për dëbimin e serbëve nga Kosova”, tha Lista Serbe përmes një njoftimi për media.

Kjo parti, që gëzon mbështetjen e Beogradit, tha se ka kërkuar prani më të madhe të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në pjesën veriore të shtetit.

QUINT – Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Italia dhe Gjermania – sipas Listës Serbe, kanë përsëritur qëndrimin se nuk mbështesin veprimet e ndjeshme të autoriteteve të Kosovës, pasi ato mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës.

Paraprakisht, KFOR-i njoftoi se zëvendëskomandanti i këtij misioni, Federico Bernacca, është takuar me përfaëqsues të një delegacion të Listës Serbe, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media, takimi u mbaj në selinë e KFOR-it në Prishtinë dhe në krye të delegacionit të Listës Serbe, ishte kryetari i kësaj partie, Zllatan Ellek.

“Ata [Lista Serbe] ndaj qëndrimet e tyre për zhvillimet e fundit të sigurisë, përfshirë në veri të Kosovës. Gjenerali Bernacca i dëgjoi shqetësimet e shprehura nga delegacioni. Ai theksoi se KFOR-i ka një prani të dukshme dhe fleksibile në mbarë Kosovën dhe është i përgatitur mirë ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë”, u tha në njoftimin e KFOR-it.

Lexo edhe :  Pas gafës me ushtrimin në matematikë, Albin Kurti përfundon në mediat e huaja

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, sipas njoftimit, tha se ky mision është i përkushtuar që të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë personat që jetojnë në Kosovë, sipas mandatit që derivon nga Kombet e Bashkuara.

“Në këtë drejtim, KFOR vazhdon të mbështesë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit që lehtësohet nga BE-ja”, u tha në njoftim.

Lista Serbe tha se aksioni i djeshëm i autoriteteve të Kosovës, ka “kërcënuar drejtpërdrejt punën e mijëra serbëve” dhe ofrimin e shërbimit për mijëra serbë në Kosovë.

Nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se institucionet e mbyllura paralele serbe kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.
Aksioni i kryer nga Policia e Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, që e kanë cilësuar si veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Ambasada amerikane në Prishtinë tha se veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të Kosovës pasqyrojnë përkeqësimin e partneritetit mes Uashingtonit dhe Prishtinës.

KFOR-i, që është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), më herët gjatë të shtunës rriti praninë mbi urën kryesore në Mitrovicë.

Nga KFOR-i thanë se kjo ishte një “operacion rutinor”, dhe më pas prania mbi urë u reduktua. S.B

Të fundit

Vajza e Besit dhe Xhensilës shkon në klasë të parë, shifra e çantës bëhet virale

Një ditë plot emocione është kjo e sotmja për mami Xhensilën dhe babi Besin. Vogëlushja e tyre, e cila dalëngadalë...

Akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi. Nga hetimet e SPAK, Byberi akuzohet...

JLo: Jam një zgjedhëse e keqe kur vjen puna te burrat

Jennifer Lopez ka folur së fundmi për lidhjet e saj romantike në një bisedë me kolegun e saj të "Unstoppable", Bobby Cannavale, në Festivalin...

Ndikim i inteligjencës artificiale në industrinë e teknologjisë

A mund ta shpëtojë inteligjenca artificiale industrinë e teknologjisë? Ekspertët janë optimistë. Pas disa vitesh të vështira, risitë e prezantuara në panairin e këtij viti...

Zgjedhjet në Himarë/ Kolegji Zgjedhor rrëzon koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e koalicionit Bashkë Fitojmë, të cilët kërkonin pavlefshmërinë e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë më 4 gusht. Kolegji Zgjedhor unanimisht ka lënë...

Lajme të tjera

Web TV