“Do të jem në zgjedhjet e 2025”/ Basha: I uroj vdekjen Berishës çdo natë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha ia ktheu më të njëjtën monedhë Gazment Bardhit, që e coi ish-kryetarin e tij në karriget e fundit të parlamentit, tashmë që është bashkë me Sali Berishën.

 “Debat për karrigen është e qartë që ka qenë motivi dhe frymëzimi i tyre prej fillimit. Është arsyeja madhore e divorcit”

Lulzim Basha e çoi më tutje goditjen ndaj Bardhit, duke bërë diversion me ndërkombëtarët.

“Ditën i kapin komplekset e natës, natën pasi vërshon Ëhisky ngrenë dolli për fundin biologjik dhe politik të Sali Berishës, ditën bëjnë gjeste servilizmi për t’i demonstruar besnikëri në funksion të karriges, se duan karrigen tani dhe karrigen më pas”

Si bashkëpunëtori më i ngushtë i dikurshëm i Berishës, Basha parashikon të ardhme aspak të mirë të Bardhit, që iku prej tij kur u bë i qartë rikthimi për herë të kartërt në krye të PD-së, në korrik të viti të shkuar, që e humbi.

“Është vazhdim i mjerimit të tyre dhe do të vazhdojë të thellohet me sukses të plotë deri në fundin e merituar të tyre”

Ndëkorhë fatin e tij e deklaroi të ndarë nga Berisha, edhe pse ai nuk është larguar prej grupit parlamtar demokrate edhe edhe pavarsisht zërave dyshues nga disa ish-mbështetës të tij për bashkim në kohën e listave.

“Të bëhesh fraksion i Berishës, do të thotë të behsh fraksion i fraksionit të Ramës dhe kjo s’ka për të ndodhur kurrë”

Të qartë Basha e ka se ai do të jetë në zgjedhjet e 2025, që në mungesë të logos së PD apo të logoje të re, duket se më e mundshmja është të shkoj si koalicion, me atë që ai e quan harku opozitar, ku më pranishmi ka qenë Kujtim Gjuzi, ndërsa aleatët tradicional të PD-së, i janë larguar me kohë./   S.M

Të fundit

Numërohen gati 20% e votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Kur janë numëruar gati 20% e votave në Qarkun e Tiranës, parashikimi i ndarjes së mandatave favorizon Partinë Socialiste,...

ZGJEDHJET/ Thellohet diferenca mes PS dhe PD! Garë e fortë për vendin e tretë

Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet,...

Edhe qarku Durrës ngjyroset rozë/ PS renditet e para me mbi 2000 vota më shumë se PD-ASHM

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 64kutive të votimit nga 493 në total. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 9,410...

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë numëruar deri tani 977 zarfa...

Lajme të tjera

Web TV