Ibuprofeni rrit rrezikun e problemeve të zemrës dhe trurit, si ta zëvendësoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ibuprofeni, një ilaç që zakonisht përdoret për të trajtuar dhimbjen dhe inflamacionin – mund të rrisë rrezikun e një sulmi në zemër apo goditjeve në tru. AgroWeb.org ju tregon se është e rëndësishme të merrni vetëm dozën që ju nevojitet për kohën më të shkurtër të mundshme, për të kufizuar rrezikun e atakut në zemër ose goditjes në tru.

Marrja e ibuprofenit rrallë ose për një kohë të shkurtër, në rastet e dhimbjeve për shkak të ndonjë dëmtimi, zakonisht ka vetëm një rrezik të vogël. Ibuprofeni, sipas kërkimeve të AgroWeb.org, gjendet tek ilaçet pa recetë (si Advil, Buscofen, Motrin IB, etj). Medikamente të tjera me probleme të ngjashme përfshijnë sodrofen natriumi (si Aleve, Anaprox, etj), diklofenak natriumi (si Voltaren, Solaraze, etj) dhe celekoksib (Celebrex) .

Megjithëse aspirina është një lloj i ngjashëm ilaçi, studimet tregojnë se nuk paraqet rrezik të atakut në zemër apo goditjes në tru. Përkundrazi ndihmon kundër tyre. Shkenca ende nuk është e qartë pse ibuprofeni rrit rrezikun e sulmit në zemër apo goditjes në tru. Ka të ngjarë që këto ndodhin prej proceseve të ndryshme kimike që mjekimet me ibuprofen shkaktojnë në organizëm.

Cilët rrezikohen më shumë nga Ibuprofeni?

Nëse keni sëmundje të zemrës ose rrezikoheni prej tyre, ju mund të përballeni me një rrezik më të madh për të pasur një atak në zemër apo goditje në tru, sesa dikush që merr ibuprofen, por nuk ka sëmundje kardiovaskulare. Edhe njerëzit pa sëmundje kardiovaskulare që marrin ibuprofen, mund të jenë të rrezikuar prej problemeve anësore të ibuprofenit.

Për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të muskujve ose të kyçeve, merrni në konsideratë përdorimin e terapive të tjera – të tilla si borsa me ujë të nxehtë ose të ftohtë. Mjeku juaj mund të këshillojë medikamente të tjera si alternativa për ibuprofenin. Për shembull, mund të merrni acetaminophen (si Paracetamol, etj) për lehtësim të dhimbjeve të përgjithshme, gjë që nuk rrit rrezikun e sulmeve në zemër. Nëse keni nevojë për të marrë ibuprofen, merrni dozën më të ulët të mundshme për kohën më të shkurtër të nevojshme. Nëse merrni aspirinë për të ndihmuar në parandalimin e problemeve në zemër, bisedoni me mjekun tuaj përpara se të merrni ibuprofen. Ibuprofeni mund të ndërveprojë me aspirinën dhe të ndikojë në uljen e aftësisë së aspirinës për të ndihmuar në parandalimin e problemeve në zemër.

Nëse jeni duke marrë ibuprofen dhe keni ndonjë shenjë ose simptomë të një sulmi në zemër ose goditje në tru – si dhimbja e gjoksit, marrja e frymës, dobësi në një anë të trupit, menjëherë paraqituni tek mjeku. S.B

Të fundit

Irani tjetër kërcënim ndaj SHBA-ve: Nëse ndërhyjnë, do të hakmerremi ndaj agresorëve!

Irani ka lëshuar një tjetër kërcënim ndaj SHBA-së, ndërsa Donald Trump po shqyrton mundësinë e përfshirjes në konfliktin në...

Konfliktet në Lindjen e Mesme, analisti: Ja e vetmja gjë që mund t’i ndodhë Shqipërisë

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit, i cili çdo ditë e më shumë është më agresiv, ka filluar që të japë ndikimin e saj tek...

Çfarë ishin naumachiae? Betejat spektakolare detare të romakëve të lashtë

Naumachiae riprodhoi betejat më të mëdha detare në historinë romake. Një nga spektaklet më të kërkuara (dhe të shtrenjta) në qytet. Kur bëhej fjalë për...

Irani sulmon me 20 raketa balistike Izraelin, goditet spitali kryesor

Irani nisi një sulm të ri me raketa balistike mëngjesin e kësaj të enjte. Të paktën katër vende u goditën në Izraelin qendror, verior...

Francë, 1269: Shenja e verdhë dhe gjobitja e hebrenjve

Në 19 qershor 1269, Mbreti Luigj IX, i njohur më vonë si Shën Luigji, shpalli një dekret mbretëror që urdhëronte të gjithë hebrenjtë që...

Lajme të tjera

Web TV