Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Lufta për karrige, Basha i vë kufi një “fraksioni rilindas” brenda  PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Demokratëve Euroantalntikë Lulzim Basha tha se nuk po bën luftë karrigesh, ndërsa për “sindromën e karrigeve”, sipas tij, janë njerëzit që Berisha ka nga pas. Ai ka akuzuar “të besuarit” e Berishës se natën pijnë për fundin e tij, ndërsa ditën i servilosen. Madje ai i ka quajtur fraksione njerëzit e Berishës, dhe vetë Berishën, fraksion të Ramës

Lufta për karrigen që nisi ditën e hënë në sallën e Parlamentit ka vijuar edhe dje gjatë konferencës që mbajti, kryetar i Demokratëve Euroatlantikë. Pavrësisht se Lulzim Basha po bën një luftë për karrige, duket sikur për karrigen në Parlament nuk është i shqetësuar dhe madje as i kërcënuar nga kreu i grupit parlmentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi. Gjatë takimit me gazetarët, Basha tha se: “Për fat të keq në këtë nivel të mjerueshëm ka rënë niveli i debatit, ka qenë debat për karrige, frymëzim i tyre prej fillimit, këtë betejë s’e nisëm për karrige, por për një akuzë për ndryshim, këtu s’ka gjë kërcënuese, vijon sindroma e karrigeve, ata që sot janë në PD janë dy grupe, Sali Berisha që do e përdorë si një bunkier për të mbrojtur familjen e vet nga SPAK dhe një grup tjetër që për karrige e nisën dhe për karrige do e vazhdojnë”, është shprehur Lulzim Basha. madje ai shkon më tej se të gjithë personat që Berisha ka nga pas kërkojnë fundin e tij politik. “Natën vërshon uiski, ngrenë dolli për fundin politik të Berishës me idenë se do i zënë vendin. Këta janë njerëz që ngritën kartonët për të liruar të korruptuarit e Ramës. Është vazhdimi i mjerimit të tyre Kanë humbur çdo sens lidhje me votuesit, me qytetarët, ngritën kartonat për të liruar të korruptuarit e Edi Ramës, s’ka asgjë të re, vazhdim i mjerimit të tyre. Ka një ndarje botëkuptimore me këta njerëz”, tha Basha.

Berisha, fraksion i Ramës

Gjatë fjalës së tij, pas pyetjeve të gazetarëve, Basha theksoi se nuk do të jetë fraksion i ish-kryeministrit Sali Berisha. Megjithëse para dy vitesh, Basha ishte nën tutelën e babait të tij politik, sot ai pretendon të kundërtën, madje hedh edhe akuza ndaj kolegëve të tij demokrat që i gjeti apo i ka sjellë vet kur ishte drejtues i Partisë Demokratike. “Të bëhesh fraksion i Sali Berishës, do të thotë të bëhesh fraskion i fraksionit të Edi Ramës dhe kjo s’ka për të ndodhur kurrë. Qëndrimet tona janë qëndrime të pandryshuara sa i takon kauzës që kemi. Një politikë të pastër nga korrupsioni, një politikë në funksion të qytetarëve, një Parti Demokratike në funksion të largimit të Edi Ramës. Dhe sot nuk mund të hiqet asnjë paralele me një Parti Demokratike të marrë peng nga një i shpallur non grata dhe në arrest shtëpie për korrupsion rreth të cilit një grup njerëzish që e shajnë nga mëngjesi në darkë dhe pastaj para ekranit bëjnë servilin për të kapur një karrige. Ky është një ndryshim besoj si nata me ditën, bardh e zi”, u shpreh Basha, ndërsa shtoi se do të konkurrojnë në zgjedhjet parlamentare në vitin 2025.

Lexo edhe :  Javën tjetër vjen vjeshta/ Meterologia: Priten rreshje shiu dhe ulen temperaturat

Incidenti i karriges

Një ditë më parë, në seancën hapëse të sesionit të ri parlamentar, Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij i kishin ndryshuar vendet ku do të duhet të ulen në Parlament. Ashtu siç u pa në nisje të seancën plenare, Gazment Bardhi dhe Lulzim Bashën nuk do t’i shohim më përkrah njëri tjetrit në sallën e Kuvendit. Vendin e ish-kreut të Partisë Demokratike në sallën e Kuvendit e ka zënë rishtazi deputeti Bledion Nallbati, ndërsa në rreshtin e Gazment Bardhit është pozicionuar edhe Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka. Për ripërcaktimin e ulëseve në sallë, PD i ka dërguar edhe një shkresë Kuvendit, ku kërkohet konfirmimi i pozicioneve të reja. Ajo çka ra në sy është pozicionimi në rreshtin numër 7 dhe të fundit i grupit të deputetëve që mbështesin Lulzim Bashën. Përkrah tij do të jenë Enkelejd Alibeaj, Oriola Pampuri, Arbi Agalliu, Flutura Açka dhe Selaudin Jakupllari. Në këtë rresht do të ulet në vijim edhe ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, i cili ka nisur një iniciativë të re politike.

KURUM në SPAK

Lulzim Basha, kryetar i demokratëve euroatlantikë, ka paralajmëruar se mund të dërgoj në SPAK atë që njihet si skandali i mbetjeve toksike. Në konferencën për mediat, Basha tha se juristët e këtij grupimi politik po shikon mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek SPAK. Ai tha se ajo që ka dalë është maja e ajzbergut për qindra ton helme që janë kapur duke u transportuar. “Dhe ndërkohë do të vazhdojmë të ndjekim ditë për ditë prioritete e njerëzve, ku dua t’ju njoftoj se ekipi ynë i juristëve po shikon mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM-im nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion. Duke hetuar të gjitha aspektet që mund të përbëjnë bazë për ta konsideruar këtë si një vepër të një grupi të strukturuar kriminal me aspekte korruptive të zyrtarëve të lartë që janë juridiksion i SPAK. E keni parasysh se për çfarë bëhet fjalë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për atë që ka plasur që është maja e ajsbergut për qindra ton helme që janë kapur duke u transportuar. Bëhet fjalë për praninë e këtyre helmeve në mënyrë të përditshme në Elbasan dhe në të gjithë vendin dhe rrezikun e tmerrshëm për pasojat e shëndetësore që kjo ka për qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë”, tha Basha.

Të fundit

‘Alpinistët’ japonezë pastrojnë statujën më të lartë në botë të Budës

Ata dalin nga koka e bronztë e Budës më të lartë të botës, dhe zbresin deri te veshi i...

“Je i paqëndrueshëm, je i lëvizur, ulesh në prehër”/ Shabani-Bardhi “sherr” në Open

Endri Shabani tha në emisionin “Open” tha se synon krijimin e një fronti të përbashkët me forcat e reja dhe përfaqësimin në parlament me...

Suedia publikon pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 443 milionë dollarësh, që do...

Në prag të dasmës, Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj ‘arratisen’ për pak ditë relaks

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri po e shijon kulmin e lumturisë krahë partnerit Kreshnik Gjergji. Siç është raportuar në mediat online, dyshja në muajin tetor do...

Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vizitë tre-ditore në Shqipëri

Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Ndihmës-Administratorja dhe Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura do të zhvillojë...

Lajme të tjera

Web TV