Pasditen e kësaj të mërkure është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike, ku do të diskutohen aksioni opozitar i vjeshtës dhe çështje të brendshme organizative.
Mbledhja u hap nga sekretari i përgjithshëm, Flamur Noka, ndërsa një fjalim u mbajt edhe nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Me anë të një lidhjeje virtuale, Berisha tha se qëllimi kryesor i PD-së është kthimi i votës së lirë te qytetarët.
“Së pari, ju përshëndes, ju, drejtuesve, N/kryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj mbledhje dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë.
Përshëndes me këtë rast të gjithë demokratet dhe demokratët kudo që janë.
Sot, Kryesia e PD mblidhet në një moment vendimtar në historinë e saj, mblidhet në një moment kur kjo Kryesi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.
PD në vitet e fundit përjetoi një proces të rrallë, të vështirë. Por ajo sot është në këmbë, është e fuqishme, është e bashkuar, pavarësisht përpjekjet e hapta ishin që kjo forcë politike të denatyrohej, të shndërrohej në një simotër të partisë së krimit. Të fshihej e tërë historia e saj, të fshihej, të spostohej aksi i programit të saj.
Ju keni bërë një betejë të fortë, por dhe të suksseshme. Jeni përballur me probleme të mëdha, të vështira dhe ato janë kapërcyer. Kemi hyrë tani në një vit elektoral”, deklaroi kryedemokrati./ S.M