Studimi/Inteligjenca Artificiale përmirëson punën dhe kursen kohën e punonjësve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke marrë parasysh rezultatet e një kërkimi të bërë së fundmi nga Microsoft, punonjësit që merren me sigurinë kibernetike, zhvillimin e produkteve, shitjet, mbështetjen teknike, marketingun dhe marrëdhëniet me publikun, kursejnë më shumë kohë në ditë duke përdorur inteligjencën artificiale. Sipas hulumtimit mbi profesionet që aktualisht përfitojnë më shumë nga përdorimi i inteligjencës artificiale në formën e përmirësimit të punës së tyre në detyrat e përditshme, përdorimi i AI ofron një mundësi për inovacion dhe zvogëlon sasinë e punës së përsëritur, njoftoi kompania.

Kërkimet kanë treguar se kur përdoruesit e një mjeti AI njohin një kursim ditor 11-minutësh në kohë, ata fillojnë të shohin vlerën e tij dhe të krijojnë një zakon për ta përdorur atë. Më shumë se gjysma e të rinjve të anketuar treguan se teknologjitë e reja ishin kyçe për vendimet e tyre për karrierën, duke treguar se në të ardhmen e afërt aftësitë e AI dhe aksesi në ato aftësi do të jenë çelësi për tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve më të mirë.

Drejtori i Microsoft Adriatica, Kalin Dimçev, theksoi se inteligjenca artificiale vazhdon të formësojë industritë dhe të ripërcaktojë mënyrën se si mendohet për teknologjinë, por edhe se pavarësisht se vlerat e saj njihen lehtësisht, nuk ka një strategji formale për aplikimin e inteligjenca artificiale në organizata, e cila çon në përdorimin e mjeteve personale të AI nga punonjësit dhe mund të rrezikojë sigurinë dhe privatësinë.

“Është thelbësore që kompanitë të zbatojnë mjete të standardizuara të AI të gatshme për përdorim në mjedisin e punës dhe të ofrojnë trajnime për punonjësit në mënyrë që të sigurojnë përdorimin e sigurt dhe efektiv të inteligjencës artificiale”, tha Dimçev./kb

Të fundit

Trump: Putin më telefonoi, më tha ‘a do ndihmë me Iranin’

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar një detaj të rëndësishëm nga një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Gjatë...

Merz: Duhet të kemi frikë, Rusia dëshiron të kalojë përtej Ukrainës

Synimet e Vladimir Putin shkojnë përtej Ukrainës. Kështu ka bërë të ditur kancelari gjerman, Friedrich Merz, gjatë një fjalimi në Bundestag. Qeveria gjermane nuk...

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën...

Trump: Ishte nder për mua të shkatërroja objektet dhe të ndalja luftën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur përsëri për konfliktin Izrael-Iran, teksa ka postuar në faqen e tij të mediave...

Bashkia e Tiranës në shënjestër: 15 sulme kibernetike në 6 muaj

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit kibernetik që goditi faqen e saj dhe disa nga shërbimet. Sipas Bashkisë, sulmi ishte...

Lajme të tjera

Web TV