Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kredia e re për ndërtimin arrin vlerën më të lartë në të paktën 8 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kredia për sektorin e ndërtimit i është kthyer rritjes këtë vit dhe ka prekur nivelet më të larta për të paktën tetë vitet e fundit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për shtatë muajt e parë të vitit, vlera e kredisë së re për këtë sektor arriti në 28.4 miliardë lekë, 39% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në total, portofoli aktiv i kredisë ka arritur vlerën e rreth 76 miliardë lekëve, në rritje me 7% krahasuar me një vit më parë.

Shifrat rekord të kredisë për ndërtimin po ndjekin ciklin pozitiv të sektorit, që në vitet e fundit ka qenë ndër kontribuuesit kryesorë të rritjes ekonomike. Gjithashtu, ndërtimi duket të jetë një ndër sektorët që po mbështet rritjen e shpejtë të kreditimit të ekonomisë gjatë këtij viti.

Megjithatë, në një masë të konsiderueshme kjo rritje mund të jetë e lidhur edhe me financimin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, të llojit të partneritetit publik-privat.

Falë një performance financiare mjaft pozitive në vitet e fundit, sektori bankar e ka shtuar oreksin për rrezik dhe po shfaqet i gatshëm edhe për ekspozime të mëdha në huatë korporative.

Për sa i takon ndërtimeve rezidenciale dhe atyre të pasurive të paluajtshme në përgjithësi sektori bankar, kredia në vitet e fundit ka përjetuar një cikël të ri rritjeje, i nxitur nga zhvillimet në sektorin e pasurive të paluajtshme, sidomos në kryeqytet dhe bregdet.

Vitin e kaluar kreditimi i këtij sektori pësoi një lloj frenimi, të lidhur edhe me ciklin e rritjes së normave të interesit dhe ngadalësimin e rritjes së çmimeve. Megjithatë, këtë vit duket se sipërmarrja dhe sektori bankar janë përfshirë nga një valë e re optimizmi, që duket qartë nga rritja me ritme shumë të larta të kreditimit.

Lexo edhe :  Nuk është Vlora/ Zbulohet qyteti ku Rama preferon të kandidojë si deputet në 2025-ën

Rritja e shpejtë e kredisë, megjithatë, duket se po e shqetëson Bankën e Shqipërisë. Në Deklaratën e fundit të Stabilitetit Financiar, ditën e mërkurë, këshilli Mbikëqyrës theksonte se cikli i rritjes së shpejtë të kredisë duhet të ngadalësohet. Për këtë qëllim, në muajin qershor Guvernatori vendosi edhe aplikimin për herë të parë të një shtese kundërckilike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.

Sipas të dhënave nga INSTAT, oferta e ndërtimeve vazhdon të jetë e lartë. Numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rënie dhe për gjashtë muaj janë dhënë gjithsej 938 leje ndërtimi, 29% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, sipërfaqja totale e lejeve të miratuara ka shënuar rritje me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera e ndërtimeve të reja, bazuar në të dhënat e lejeve, gjithashtu është rritur, me 4.2% më shumë krahasuar me një vit më parë./Monitor

Të fundit

Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vizitë tre-ditore në Shqipëri

Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Ndihmës-Administratorja dhe Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve...

Veliaj: Transformojmë dhe kthejmë në histori suksesi stadiumin “Selman Stërmasi”

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije lajmin e transformimit në hapësira dinjitoze, të...

Kate Middelton përfundon kimioterapinë, gati për t’iu rikthyer detyrave mbretërore

Princesha e Wellsit Kate Middelton thotë se ka përfunduar trajtimin e kimioterapisë, pasi në muajin mars të këtij viti, deklaroi se ishte duke iu...

Vajza e Besit dhe Xhensilës shkon në klasë të parë, shifra e çantës bëhet virale

Një ditë plot emocione është kjo e sotmja për mami Xhensilën dhe babi Besin. Vogëlushja e tyre, e cila dalëngadalë po bëhet një zonjushë e...

Akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi. Nga hetimet e SPAK, Byberi akuzohet...

Lajme të tjera

Web TV