Numri dy i Partisë Demokartike Gazmend Bardhi ka bërë thirrje të gjitha partive të vogla që t’i bashkohen Partisë Demokratike për të rrëzuar Ramën. Bardhi nuk e sheh Bashën si pjesë të PD-së. Të vjetrit në PD, pas miratimit të shpërndarjes në qarqe kanë filluar pakënaqësitë
Partia Demokratike është treguar e sinqertë se zgjedhjet e 2025 edhe mund t’i humbasë, edhe nëse i humbet nuk i dihet se çfarë do të ndodhë me partinë më të madhe opozitare. Ndaj për të karikuar zgjedhësit demokrat, gri, por edhe ndonjë socialist të zhgënjyer, Bardhi tha se do të bëhet e pamundura për të bërë një rotacion politik. Madje Partia Demokratike për të maksimizuar votat kërkon një bashkim mes të vetëve, po edhe partitë politike që janë hapur së fundmi dhe që janë të pakënaqura nga qeverisja e qeverisë së Edi Ramës, por ka lënë të kuptojë se me Bashën nuk do të ketë ndonjë bashkëpunim. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike tha se PD do të bëjë gjithçka që në kohën e mbetur, të bëjë çdo gjë, që rezultati i zgjedhjeve të jetë sa më i lartë. “Kjo pyetje ka kohë që bëhet. PD do të duhet të bëjë gjithçka në kohën e mbetur, për të fituar zgjedhjet dhe për t’ju ofruar shqiptarëve një qeveri ndryshe pas zgjedhjeve të 2025”, tha Bardhi. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka komentuar partitë e reja, që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 2025. Bardhi tha se Arlind Qori e Adriatik Lapaj nuk kanë dalë tani në skenë. Sipas tij, zgjidhja më e mirë është që forcat opozitare të bashkohen në një front, kundër asaj që quajti keqqeverisje të Edi Ramës. “Arlind Qori dhe Adriatik Llapaj nuk është se dolën tani në skenë. Zgjidhja më e mirë është bashkimi i të gjithëve në një front. Fragmentarizimi i opozitës nuk është në interes të aksionit të përbashkët për largimin e Edi Ramës. Kushdo që dëshiron të largojë Ramën, duhet të ndërtojë front të përbashkët, për të arritur objektivin, rrëzimin e Ramës nga pushteti”, tha Bardhi.
Pakënaqësitë e të vjetërve
Me caktimin e drejtuesve politikë të qarqeve në Partinë Demokratike kanë nisur të shfaqen pakënaqësitë e para. Ish-drejtuesit e qarqeve, të cilët gjatë tre viteve të fundit kanë mbështetur Sali Berishën dhe tani janë lënë jashtë drejtimit, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, megjithëse jo publikisht. Jashtë drejtimit të qarqeve kanë mbetur: Jozefina Topalli, e cila në zgjedhjet e fundit lokale ishte drejtuese e Lezhës; Edmond Spaho, që në vitin 2021 drejtoi qarkun e Korçës si dhe Luan Baçi, tashmë ish-drejtues i qarkut Fier. Edhe mbështetës të tjerë të kryetarit të PD-së gjatë tre viteve, periudhë në të cilën Sali Berisha zhvilloi betejën brenda partisë, janë ndjerë të zhgënjyer. Zemerimi i Edit Harxhit dhe ndonjë tjetri që priste një promovim më të madh nuk është sekret. Edhe pse Sali Berisha ka premtuar se për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë do të zhvillohen primare, pakkush ka besim se këto procese do të jenë në standardet e pretenduara. Kjo dukuri është tashmë normale në partitë politike në Shqipëri, ku gara shpesh nis dhe përfundon sipas dëshirës dhe vullnetit të kryetarit. Mesa duket, “shpërblimi” për besnikërinë dhe devotshmërinë e treguar në mbështetjen e Berishës nuk ka qenë i duhuri për disa prej eksponentëve të PD-së. Ka shumë pak gjasa që të pakënaqurit të flasin publikisht për këtë spostim, një praktikë e njohur në PD-në e drejtuar nga Beris